Secondary Adv

Haxhinasto: Projekti i hekurudhes Tirane-Rinas-Durres perfundon ne 2019

Projekti i hekurudhës së re Tiranë-Durrës me zgjatim aeroportin e Rinasit do të kushtojë 82 milionë euro, 35 nga të cilat do të jepen në formë granti falas nga BERZH-i.


Projekti është shpallur fitues nga Bashkimi Europian në kuadër të mbështetjes për Ballkanin perëndimor.“Studimi është përfunduar. Është një projekt i detajuar i këtij segmenti. Në Samitin e Parisit, më 4 korrik, besoj se do të bëhet zyrtarisht dhënia e grantit, 85 milionë euro dhe na mbetet ne të shohim mundësitë për pjesën tjetër, e cila do të gjendet ose nga buxheti i shtetit, ose nga mundësi të tjera”, deklaron Edmond Haxhinasto, ministër i Transporteve.


Zbatimi do të mbetet në varësi të sigurimit të fondeve të tjera, por mendohet se brenda 2019-s do të ketë përfunduar si projekt. Ky i fundit parashikon një linjë krejtësisht të re në të gjithë komponentët dhe ristrukturim të kompanisë së hekurudhave.“Do të jetë një rikonceptim i plotë duke filluar nga traseja, por edhe nga mjetet lëvizëse”, saktëson Haxhinasto.BE-ja ka rënë parimisht dakord edhe për projektin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit dhe për Durrës-Pogradec-Lin, deri në kufi me Maqedoninë, për të cilët janë dhënë dy grante për realizimin e studimit të fizibilitetit. Vetë ministria po harton një plan për rikthimin e linjave hekurudhore brenda portit të Durrësit.


Më të lexuarat