SHBA gati nje pakete te re me vlere 400 mln dollare per Ukrainen
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeleknsky ka vlerësuar përkrahjen që BE dhe Evropa po i bëjnë Ukrainës, përballë luftës më Rusinë.
Shtetet e Bashkuara janë gati të shpallin një paketë të re ndihme prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën. Lajmin e bën të ditur Politico.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zeleknsky ka vlerësuar përkrahjen që BE dhe Evropa po i bëjnë Ukrainës, përballë luftës më Rusinë.
‘Kam pasur një video-telefonatë të rëndësishme me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Ne folëm për përgatitjet për Samitin Global të Paqes dhe pjesëmarrjen e sa më shumë vendeve të jetë e mundur, duke përfshirë ato nga Jugu Global. Ne e vlerësojmë që Evropa dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë në krah të Ukrainës.’- shkruajti Zelensky në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se nuk duam që Ukraina të jetë një platformë për sulm ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, shkarkoi të enjten kreun e gardës shtetërore, dy ditë pasi dy anëtarë të saj u akuzuan për komplot për ta vrarë presidentin. Presidenti Zelenskiy nxori një dekret për shkarkimin e zotit Serhiy Rud. Nuk ka njoftime se kush do ta zëvendësojë atë.
Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës (SBU) tha këtë javë se kishte ndaluar dy kolonelë të shërbimit të rojës shtetërore, nën akuzat për komplot për të vrarë zotin Zelenskiy dhe zyrtarë të tjerë të lartë./Burimi: Shqiptarja.com