Secondary Adv

Bizneset shqiptare dhe greke, se shpejti me dhome te perbashket tregtie

Shqipëria dhe Greqia do të ketë së shpejti një dhomë të përbashkët tregtie.

 

Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e mbajtur gjatë eventit me komunitetin shqiptar në Athinë. “Eksportet shqiptare në Greqi vitin e shkuar u rritën me 1/4  më shumë se sa vitin paraardhës.

 

Ndërsa në muajt e parë të këtij viti Greqia renditet e treta në listën e partnerëve tregtarë të Shqipërisë. Falë angazhimit të vetë operatorëve ekonomikë këtej dhe andej kufirit, jemi në hapat e fundit të krijimit të Dhomës së parë Shqiptaro-Greke të Tregtisë dhe të Industrisë me seli në Athinë” bëri të ditur kryeministri.

 

Po ashtu, ai tha se janë bërë të gjitha gati dhe pritet vetëm miratimi i qeverisë greke për të hapur qendrën e kulturës shqiptare, për të cilën qeveria shqiptare ka lëvruar edhe fondet përkatëse.

 

Në fjalën e tij, kryeministri evidentoi nivelin e lartë të shkëmbimeve që kanë dy vendet fqinje, duke u fokusuar edhe te turizmi. Në fjalën e tij, nuk mungoi as apeli për të investuar në sektor./Burimi: Scan


Më të lexuarat