Secondary Adv

Rihapet thirrja per punesime ne OSHEE, 240 vende vakante

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka rihapur thirrjen për punësimin e elektricistëve të rinj.

 

Pas fazës së parë, që u finalizua me punësimin e kandidatëve deri në 25 vjeç, në fazën e dytë janë 240 vende vakante, teksa gara do të jetë e hapur për kandidatë deri në 35 vjeç.

 

E pranishme në hapjen kësaj thirrjeje publike ishte dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Ajo tha se në shpalljen e parë janë rekrutuar 60 profesionistë të rinj deri në moshën 25 vjeçare.

 

Sipas saj, me rihapjen e fazës së dytë të aplikimeve, fasha e moshës do të rritet deri në 35 vjeç dhe të gjithë ata që duan t’i bashkohen ekipeve të OSHEE duhet të aplikojnë për dorëzimin e dokumenteve të nevojshme.

 

Balluku u ndal dhe te sfida për sektorin elektroenergjetik përgjatë sezonit veror, si dhe uljen e humbjeve të energjisë në rrjetin e shpërndarjes.

 

Thirrja për punësimin e elektricistëve do të qëndrojë 1 muaj e hapur e më pas do të nisë shqyrtimi i dosjeve.

 

“Hapëm një thirrje për 309 vende pune, aplikuan 300 aplikantë dhe kemi përzgjedhur  60 prej tyre. 60 profesionistë të rinj, inxhinierë dhe elektricistë na janë bashkuar. 

 

Kemi nevojë për të pasur dhe më shumë staf. Në hapim një thirrje të re, që janë rreth 240 vende vakante. Kemi përthithur të gjithë 25-vjeçarët. Dhe këtë do ta çojmë nivelin pak më lart.

 

Kjo thirrje shkon deri në 35 vjeç dhe kjo thirrje do jetë e hapur për një muaj”, tha Balluku/  abcnews.al


Më të lexuarat