Secondary Adv

Drejtimi i BSH-se, Guvernatori i ri do te jete me profil nderkombetar

 

Arrestimi dhe më pas shkarkimi i ish guvernatorit Fullani, pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve në Bankën e Shqipërisë, bëri që të fillonin të qarkullonin me shpejtësi në media emrat e zëvendësuesve.

 

Deklarata e kryeministrit Rama, se guvernatori i ri do të jetë jashtë politike, nxorri jashtë loje emra të tillë si Shkëlqim Cani, aktualisht ministër i financave dhe ish guvernator përpara Fullanit, Anastas Angjeli dhe Arben Malaj, të dy ish ministra financash. Këta janë dhe figurat më të njohura të ekonomisë së Partisë Socialiste.

 

 

Burime nga selia rozë kanë thënë se shefi i qeverisë po punon për të sjellë një Guernator nga jashtë.  Burimet kanë thënë se po studiohet opsioni i një guvernatori të huaj me profil shumë të lartë ndërkombëtar, si edhe do të kërkohen kandidatura për këshillin edhe mes shqiptarëve që punojnë në sistemin financiar ndërkombëtar.

Kjo çështje është diskutuar edhe në mbledhje e Grupit Parlamentar të PS-së e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura. Për këtë zgjedhje kryeministri Rama ka marrë bekimin edhe të aleatit të tij në qeveri.  Ai u ka komunikuar deputetëve socialistë se ka një dakortësi të plotë mes tij dhe Ilir Metës, për ta ngritur stekën përtej çdo pritshmërie në kërkim të një figure me reputacion ndërkombëtar si guvernator i Bankës së Shqipërisë. Ligji për Bankën e Shqipërisë sanksionon vetëm që anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë , pa specifikuar kombësinë.

 

 


Më të lexuarat