Secondary Adv

Statistikat: Tirana, destinacioni i trete me i preferuar ne bote per tu vizituar

Tirana është renditur në top tre destinacionet më të rezervuara për periudhën qershor-gusht të vitit 2024, sipas një raporti të publikuar nga Mastercard Economics Institut.

 

Dy vendet e para sipas këtij raporti janë për Mynihun në Gjermani, dhe Tokion, kryeqendrën e Japonisë. Sipas raportit, në vitin 2024, destinacionet më të lira bregdetare si Shqipëria, Kroacia dhe Turqia po regjistrojnë rritjen më të lartë të trafikut të fluturimeve.

 

Vitin e kaluar, Shqipëria shënoi një numër pozitiv sa i përket numrit të turistëve që vizituan vendin. Këtë vit, kryeministri Edi Rama ka thënë se objektivi është të arrijmë 14 milionë turistë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat