Secondary Adv

Jepet autorizimi i garancise bankare per manifakturen, ja si do funksionoje

Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka marrë në shqyrtim garancisë sovrane prej 4 miliardë lekësh që do ti jepet sektorit të manifakturës.

 

Në mënyrë që ti nxisë të bëjnë investime në inovacion dhe teknologji dhe për të blerë lëndën e parë, duke e konsideruar atë si ndihmë shtetërore të dhënë në kushte të veçanta tregu, e cila nuk cënon konkurrencën dhe duke dhënë kështu autorizimin final për zbatimin e saj.

 

Referuar vendimit të miratuar në Fletoren Zyrtare, plani i  ndihmës synon të lehtësojë blerjen e makinerive,  automatizimin e linjave të prodhimit, krijimin e kushteve strukturore, për të realizuar ciklin e plotë Made in Albania.

 

Huamarrësi duhet të dorëzojë kërkesën e aplikimit  për Hua pranë Huadhënësit jo më vonë se 31 tetor 2024. Kontratat e huas duhet të nënshkruhen jo më vonë se 31 Dhjetori 2024 dhe projekti do të zbatohet në territorin e Republikës së Shqipërisë.

 

Plani i ndihmës i lehtëson përfituesit për koston e huas që do të duhet të paguanin në kushte normale të tregut.

 

Avantazhi i dhënë nga masa është selektive, pasi plani i ndihmës do të jetë i zbatueshëm vetëm në sektorin e industrisë përpunuese dhe do të akordohet vetëm për ndërmarrjet që përmbushin kritere të caktuara të planin e ndihmës.

 

Sipas vendimit, ndihma transparente në formën e garancisë, konsiderohet kur përfituesi i ndihmës nuk përmbush kushtet për nisjen e një procedure falimentimi sipas legjislacionit në fuqi;

 

garancia nuk kalon 80% të kredisë që garanton; dhe pjesa e garantuar e kredisë nuk kalon shumën prej 522.5 milionë lekësh.

 

Referuar planit të ndihmës të dy kushtet e sipërcituara përmbushen, sepse huamarrësi nuk duhet të ketë detyrime tatimore të papaguara në momentin e aplikimit dhe se nuk duhet të ketë kredi me probleme, me vonesa prej më shumë se 60 ditë, në historik dhe në momentin aktual në Regjistër Kredie.

 

Vlera e Huas e vendosur në dispozicion nga Huadhënësi për Huamarrësin nuk mund të jetë më e lartë se 100 milionë lekë.

 

Sipas të dhënave nga industria, nga një pyetësor që u është dërguar bizneseve që operojnë në këtë fushë, 70% e tyre janë të gatshëm të ndërmarrin iniciativën e transformimit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat