![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Rikthehet bumi i ndertimeve, rriten me 60 per qind arketimet nga taksat lokale ne 4 mujor
Burimi kryesor në të ardhurat e bashkive nga taksat lokale është taksa e ndikimit në infrastrukturë (që vilet ndaj lejeve për ndërtimet e reja).
Të ardhurat buxhetore në 4-mujorin e parë të vitit shënuan rritje vjetore me 11.6%, por të dhëna të detajuara nga treguesit fiskalë referojnë se një kontribuues i madh ishin taksat lokale ndaj pushtetit vendor.
Gjatë periudhës janar-prill të vitit 2024, në buxhet janë arkëtuar në zërin taksa lokale 11,1 miliardë lekë, një vlerë kjo 60% më e lartë se e njëjta periudhë e vitit 2023. Vlera e arkëtimeve ka shënuar rekord historik, është më e larta në historinë e tranzionit.
Burimi kryesor në të ardhurat e bashkive nga taksat lokale është taksa e ndikimit në infrastrukturë (që vilet ndaj lejeve për ndërtimet e reja).
Një tjetër faktor lidhet me ndryshimin e çmimeve të referencës në korrik të vitit të kaluar. Rritja e çmimeve të referencës së apartamenteve për Tiranën, jo vetëm shtoi detyrimin e qytetarëve për taksën e ndërtesës, por dha efekt të menjëhershëm te kostot e aktivitetit të ndërtimit, pasi mbi këto çmime përcaktohet vlera e taksës në infrastrukturë.
Së fundmi, Shoqata e Ndërtuesve ka kërkuar në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të vendimit të miratuar korrikun e kaluar me rritjen e çmimeve të referencës. Seanca e parë që do të jetë publike është përcaktuar të zhvillohet më 18 qershor 2024.
Gjatë 2023, rreth 63% të peshës për zërin e të ardhurave nga taksat dhe tatimet e pushtetit vendor e mbajti taksa e ndikimit në infrastrukturë, sipas të dhënave të raportit të institutit të Bashkive të Shqipërisë, kundrejt peshës prej 55% që zuri në 2022.
Në total, të ardhurat e 61 bashkive nga burimet e veta (duke përfshirë taksa dhe tarifa vendore, dhe të ardhura vendore të tjera) për 2023 arritën 350 mln euro. Në raport me 2022, të ardhurat u rritën 11%.
Më tepër arkëtime për vitin 2023 ka pasur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë që arritën në vlerën e 13 mld lekëve për 2023. Krahasuar me 2022, të ardhurat nga kjo taksë u rritën 28.3%.
Ndikimi i çmimeve të referencës u reflektua edhe në të ardhurat e tatimit mbi ndërtesat me rreth 43% në 4-mujorin e parë 2024 në raport me atë të 2023.
Ministria e Financave raportoi se, në janar-prill 2024 se janë grumbulluar 3,1 miliardë lekë, ose rreth 960 milionë lekë (9,4 milionë euro) më shumë se viti i kaluar në 4-mujorin e parë.
Bashkitë përfaqësojnë nivelin e qeverisjes më pranë qytetarëve, me ndikim potencial në identifikimin dhe zgjedhjen e nevojave të komuniteteve që përfaqësojnë.
Por me gjithë Reformën e re Territoriale, e cila transferoi një seri shërbimesh dhe financash tek vendorët, shërbimet ndaj komuniteteve janë përkeqësuar në disa raste, teksa administrimi financiar dhe buxhetimi janë bazuar te një model jo i qëndrueshëm zhvillimi dhe të ardhurat e bashkive kanë krijuar varësi nga lejet e ndërtimit.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/rikthehet-bumi-i-ndertimeve-rriten-me-60-arketimet-nga-taksat-lokale-ne-4-mujor/)
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)