![Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike](images/news/Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike.jpg)
Autostrada Adriatiko-Joniane: Degjesa e dyte per Muriqan-Lezhe, kostoja 255 mln euro
Është zhvilluar dëgjesa e dytë publike në Bashkinë e Shkodrës për projektin e autostradës Muriqan-Lezhë, që do jetë 40 km e do të kushtoj 255 milionë euro.
Banorët kanë ngritur shqetësimin e shpronësimeve sepse preken nga projekti, ndërsa ekspertët thanë se duhet të shtohet një nyje që lidh Shkodrën me autostradën.
Në nisje të dëgjesave publike në Bashkinë Shkodër për ndërtimin e autostradës Adriatiko-Joniane për aksin Muriqan-Lezhë, është prezantuar raporti i ndikimit në mjedis. Përfitimet për qytetin i evidentoi nënkryetari i Bashkisë Shkodër.
“Përmes kësaj autostrade bashkia Shkodër ka përfitime të mëdha. Krijohet një linjë direkte me vendet e BE-së, lehtësohet trafiku, krijohen tre nyje kryesore, në Bushat, nyja në Velipojë, dhe e treta është afër pikës doganore ne Muriqan”, tha Onid Bejleri – N/Kryetar Bashkia Shkodër.
Por mungesa e një nyje që të lidhë autostradën me qytetin e Shkodrës nuk është pritur mirë nga Drejtorja e Mjedisit në Bashkinë Shkodër Aida Shllaku.
“Si do të bëhet lidhja e rrugës me qytetin e Shkodrës, duke ditur që Shkodra është qendra e veriut, dhe nuk më duket fort komode pasje një lidhje me vaun e dejës dhe jo me të Shkodrës”, tha Shllaku.
“Rruga nga Velipoja-Shkodër, do të përmirësohet dhe do të përdoret si hyrje. Është menduar, por distancat që krijohen mes nyjeve Velipojë, Shkodër Vau i Dejës, janë më të afërta se sa e lejon standardi”, u përgjigj eksperti Rezart Arkaxhiu.
Nga ndërtimi i autostradës preken edhe shtëpitë, pronat e bizneset e disa familjeve, për të cilët ekspertët thanë se do të ketë një plan shpronësimesh.
“Plani i rrugës na prek disa toka dhe biznese, shtëpia”, tha një qytetar.
“Do të vijë plani i shpronësimi me një plan të detajuar, me identifikimin e secilës pronë të prekur. Pas identifikimit do të vijohet edhe me masa kompensimi konkret”, tha Boris Stipcarov ekspert për vlerësimin e ndikimit në mjedis.
“Vlera e shpronësimeve të pronave, a do të ketë vlerën e caktuar me VKM, apo vlerë tjetër, pasi shpronësimi i rrugës së Velipojës kanë pasur çmim qesharak. Pjesa më e madhe e të prekurve janë pa certifikata pronësie, a do ndihmohen në përgatitjen e dokumenteve të pronësisë”, tha një qytetar tjetër.
“Ne po punojmë që institucionet t’ju asistojnë në nxjerrjen e dokumenteve. Pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja që pse BERZH ka kërkuar planin e shpronësimeve. Pronat do të vlerësohen sipas kërkesave ligjore”, u përgjigj Boris Stipcarov.
Kjo është hera e dytë që zhvillohet një dëgjesë publike për rrugën Adriatiko-Joniane Muriqan-Lezhë në bashkinë Shkodër, ndërsa projekti është ende në fazë paraprake.
Autostrada Muriqan – Lezhë, është 40.4 km e gjatë, shpejtësia e lejuar do të jetë 120 km/h, do ketë 40 nënkalime dhe 17 ura mes të cilave edhe Ura mbi lumin Bunë 480 metër e gjatë.
Kostoja totale e projektit përllogaritet në 255,1 milionë euro, nga këto, 127,9 milionë euro janë kredi. Për 100 milionë euro është aplikuar për grant nga qeveria shqiptare pranë ËBIF. Po ashtu nga buxheti qeveria shqiptare do të kontribuojë me 30,3 milionë euro.
Autostrada Adriatiko-Joniane në territorin shqiptar nis në Muriqan dhe vazhdon në Balldren, Milot, Thumanë, Kashar, Lekaj, Konjat, baypasin e Fierit, Levan, Poçem, Memaliaj, Subash, baypasin e Gjirokastrës dhe përfundon në Kakavijë./Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike](images/news/Norvegjia do të bëhet vendi i parë që përdor vetëm automjete elektrike.jpg)
![Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara, qeveria zgjat afatin](images/news/Diaspora do votojë edhe me pasaporta e ID të skaduara.jpg)
![Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin, rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin, rriten ndjeshëm importet e mallrave të akcizës](images/news/Doganat mbledhin 13 mln euro shtesë për Janarin.jpg)
![15.5 mld lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore, ARRSH njofton nisjen e punimeve 15.5 mld lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore, ARRSH njofton nisjen e punimeve](images/news/15.5 miliardë lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore.jpg)
![Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024 Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024](images/news/Tregu i sigurimeve vullnetare, ecuri zhgënjyese edhe në 2024.jpg)
![BB: Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet BB: Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet](images/news/Informaliteti i lartë dhe nëndeklarimi i pagave dëmton pensionet.jpg)
![KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuiditetit të qeverisë KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuiditetit të qeverisë](images/news/KLSH gjen dobësi në menaxhimin e likuiditetit të qeverisë.jpg)
![Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse](images/news/Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë, nuk ka fuqi blerëse.jpg)
![Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë](images/news/Paralajmërohet bojkotimi i marketeve edhe në Kosovë.jpg)
![Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për subvencionimin e kredive të buta](images/news/Bashkia Tiranë shpall 2,337 fituesit e fazës së parë për kredive të buta.jpg)