Secondary Adv

Orban: Budapesti po rivlereson rolin e Hungarise ne NATO

Budapesti po rivlerëson rolin e tij në NATO pasi nuk është i gatshëm të marrë pjesë në misionin ushtarak të aleancës në Ukrainë”.

 

Kështu u shpreh kryeministri hungarez Viktor Orban për radiostacionin Kossuth. Ai konfirmoi se Hungaria nuk kishte plane për të marrë pjesë në veprimet e NATO-s që mund të tërhiqnin vendet anëtare në konfliktin në Ukrainë dhe të çonin në një konfrontim të drejtpërdrejtë me Rusinë.

 

Sipas Orban, Brukseli po bën plane ushtarake me “task forcat që punojnë në mënyrat që NATO të marrë pjesë në këtë luftë”. “Hungaria është kundër kësaj.

 

Qeveria po bën shumë punë për të kuptuar se si të shmangë pjesëmarrjen në luftë duke mbetur anëtare e NATO-s,” tha Orban, duke shtuar se Brukseli ishte i vetëdijshëm për këtë dhe madje kishte dalë me termi “jo pjesëmarrës” për të përshkruar Hungarinë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat