![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
Industria e birres ne rrezik falimenti, ul prodhimin pas dyfishimit te akcizes
Nga 1 janari 2023, pas zbatimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizën” punishtet e birrarive artizanale për 1 litër birrë të prodhuar, po paguajnë 110% më tepër akcizë se më parë.
Detyrimi për akcizën zë 40% të kostos së përgjithshme për këta prodhues.
Për të mbijetuar birraritë e vogla, sipas Kryetarit të Shoqatës së Mikrobirrave Shqiptare Xhim Begeja kanë rritur çmimet, por njëkohësisht kanë ulur sasinë e prodhimit për shkak të konkurrencës së birrave të importit.
Në total janë 10 birrari të vogla, si: Birra Puka, Pan, Dyst, Birra e Gjyshit, Birra Gjallica, Birra Karabash, Birra e Shtëpisë Lushnjë, Birra Saraçi, Birra Altenberg dhe Brahause Beer, që së bashku prodhojnë rreth 3,000 HL në vit.
Për këtë arsye shoqata e Mikrobirrarive i kërkon Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit të përjashtojë 10 prodhuesit artizanal nga detyrimi për akcizën dhe detyrimi për kryerjen e DSHA (deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli),
apo tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA.
Sipas llogaritjeve të bëra nga Shoqata e Mikrobirrarive prodhuesit e birrës artizanale, paguajnë 110% më shumë detyrim akcize nga 1 janari 2023 me hyrjen në fuqi të ndryshimeve ligjore për dyfishimin e tarifimit të akcizës së birrës.
“Formula e llogaritjes me tarifimin e mëparshëm ka qenë 360 lekë x4% alkool=1,440 lekë akcizë për 100 litër birrë apo 14,4 lekë litër. Me ndryshimin e akcizës është bërë 744 x4%=29,76 lekë për 100 litër birrë ose 29,76 lekë për litër. Detyrimi për akcizën është rritur 110%.
Pra birrat tona dalin me 4,8 % alkool, sepse e tillë është teknologjia e prodhimit.
Sa më i lartë është alkooli, aq më shumë rritet detyrimi për akcizën. P.sh për 1 litër birrë të prodhuar me 5,2% alkool x744 akciza =3,869 lekë akcizë për 100 litër ose 38,69 lekë për litër
Detyrimi për akcizën zë 52 % të kostos materiale apo 35 deri 40% të kostos së përgjithshme”, pohon Begeja.
Kërkesat
Opsioni A
Përjashtim nga detyrimi akcizës dhe detyrimi për kryerjen e DSHA ( deklarimi i parapagimit të akcizës për çdo produkt që del nga fabrika pa u shitur ende malli). Suport për aktivitete të ndryshme.
Opsioni B
Tarifë fikse për litër të reduktuar dhe përjashtimi nga detyrimi për kryerjen e DSHA. Suport për aktivitet të ndryshme.
Kostot e shtetit për suportin e 10 mikrobizneseve me potencial te lart zhvillimi llogariten mesatarisht rreth 10,000,000 lekë në vit.
Sipas Shoqatës së Mikrobirrarive përfitimet e shoqërisë dhe shtetit nga marrja parasysh e kërkesave të tyre do të sjellin: Nxitjen e sipërmarrjeve vendase; Nxitjen e ekonomisë vendase;
Ruajtjen e burimeve dhe lekëve brenda kufijve të Shqipërisë; Përfaqëson vendin dhe vlerat kulturore; Krijimin e vendeve të punës në sektorin e artizanëve; Atraksion turistik; Potencial për eksport;
Shtimi vlerave kombëtare me anë të artizanit, diferencimit të produkteve, origjinalitet; Nxitjen e Produkteve Shqiptare cilësorë që konkurrojnë denjësisht produktet ndërkombëtare; Zhvillimin e artizanit dhe mbështetjen e të rinjve që kanë ide ndryshe;
Ndikim pozitiv në bilancin e eksporteve neto; Ndikim pozitiv në kuadër të pengimit të largimit të të rinjve nga Shqipëria dhe plakjen e popullsisë; Produkt inovativ për tregun vendas;
Konkurueshmëri me shtetet fqinje dhe jo vetëm, përsa i përket prodhimit artizanal të birrës; Përmirësim të klimës së biznesit; Orientimi i konsumatorit drejt produkteve vendase, si dhe ndryshimi i opinionit publik për produktet vendase.
Tashmë ndryshimet e ligjit 61/2012 “Për Akcizën në Republikën e Shqipërisë”, që sollën nga 1 janari 2023 dyfishimin e akcizës për prodhuesit e birrës janë ankimuar në Gjykatën Kushtetuese nga Shoqata Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase dhe Shoqata e Mikrobirrarive.
Tashmë në Kushtetuese është zhvilluar seanca e para më 16 Maj dhe pritet marrja e vendimit më 28 Maj.
Nga 1 janari 2023 prodhuesit vendas së birrës po paguajnë dyfish të akcizës. Ndryshimi i akcizës shtoi edhe 20% kostot e prodhuesve vendas të birrës industriale, që ishin të goditur edhe nga shtrenjtimi i lëndës së parë birrës malto, materialeve ambalazhuese dhe rritja e pagave të punonjësve.
Për këtë arsye vjet në muajt janar-shkurt dhe mars disa fabrika mbyllën përkohësisht prodhimin, pasi nuk arrinin të përballonin kostot.
Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 Hl, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë.
Pas ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 Hl, si vendas dhe të huaj.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/birrat-artizanale-ne-rrezik-falimenti-ul-prodhimin-pas-dyfishimit-te-akcizes/)
Më të lexuarat
![UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta UNRWA: Me shume se gjysma e Gazes eshte shkaterruar nga lufta](images/news/gaza e shkaterruar luftaa.jpg)
![Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi Raporti global 2024, perkeqesohet hendeku gjinor ne Shqiperi](images/news/perkeqesohet hendeku ghinor 2024.jpg)
![Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien Kredite e shpejta drejt fundit, BSH po pergatit rregulloren qe do kufizoje huadhenien](images/news/rregullore per mikrokredittt.jpg)
![Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme Bota ende e papergatitur per pandemine e ardhshme](images/news/bota papergatirutr pandemi.jpg)
![Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit](images/news/pallatet ne kombinat brenda veres.jpg)
![Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut Monument kulture, nisin punimet perforcuese ne Uren e Zogut](images/news/restaurimi i ures se zogut ne mat.png)
![Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise Prej 2 muajsh euro ne kufijte e 100 lekeve, priten tre nderhyrje nga Banka e Shqiperise](images/news/tre nderhzrje nga banka e shqiperiseee bsh.jpg)
![Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres Balluku: Se shpejti hapet gara nderkombetare per Portin e Ri Tregtar ne Durres](images/news/gara port tregtar dr.jpg)
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)