Secondary Adv

Hamasi sulmon Izraelin, raketa drejt Tel Aviv: Shumica u nisen nga Rafah

Për herë të parë në gati gjashtë muaj, një breshëri raketash u lëshua nga Rafah, drejt Izraelit qendror.

 

Sirenat paralajmëruese ranë në disa qytete dhe Hamasi njoftoi se kishte nisur një sulm masiv drejt Izraelit.

 

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit konfirmuan se bëhet fjalë për 8 raketa, të cilat u kapën nga sistemet ajrore mbrojtëse.

 

Shërbimet e urgjencës izraelite kanë raportuar aktualisht një lëndim të lehtë në Hertzlya, ku një makinë u godit nga copëza.

 

Përveç sulmit iranian më 13 prill, Tel Avivi nuk ishte shënjestruar për muaj të tërë.

 

Të paktën 35.984 palestinezë janë vrarë dhe 80.643 janë plagosur në luftën e vazhdueshme në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

 

Këto janë të dhënat e përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës, e drejtuar nga Hamasi. Ministria shtoi se 81 persona u vranë dhe 223 u plagosën vetëm në 24 orët e fundit

 

Lufta në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit nisi pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 35.800 palestinezë.

 

Izraeli thotë se po zhvillon ofensivë në Gazë me synimin të crrënjësore përfundimisht Hamasin që drejton prej vitesh këtë territor. Vetëm një ditë më parë, Gjykata Ndërkombëtare e udhëzoi Izraelin që t’i japë fund menjëherë pranisë ushtarake në Rafah.

 

Po ashtu Gjykata më e lartë e OKB-së në Hagë ndalonte çdo aksion tjetër të Izraelit, që mund të ketë pasojë një asgjësim të popullsisë palestineze në tërësi apo pjesërisht. Rreziku për një gjenocid është ende “i besueshëm”, thuhet në vendim./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat