Secondary Adv

Permbyllet procesi i rindertimit ne Kruje, dorezohen celesat per 336 apartamente

Në bashkinë e Krujës është përmbyllur procesi i rindërtimit.

 

Gjatë inspektimit në lagjen e re kryeministri Edi Rama, takoi disa nga qytetarët përfitues nga Programi i Rindërtimit, të cilët shprehën falënderime dhe mirënjohjen për punën e bërë.

 

Janë 19 godina të cilat kanë 336 njësi të tre tipologjive, pra 1+1, 2+1 dhe 3+1, në të cilat tashmë do të jetojnë banorët e kësaj lagje të re të rindërtuar pas tërmetit.

 

Gjatë inspektimit në lagjen e re kryeministri Edi Rama, takoi disa nga qytetarët përfitues nga Programi i Rindërtimit, të cilët shprehën falënderime dhe mirënjohjen për punën e bërë.

 

Kryeministri shkruan në rrjetet sociale, se tashmë këto familje do të kenë shtëpi më të forta dhe hapësira të reja publike.

 

“Krujë - Në lagjen më të re, e cila përmbyll Rilindjen e Krujës nga rrënojat e tërmetit shkatërrues, duke krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, të fortë e të bukur dhe FALAS, me infrastrukturë e hapësira të reja publike’, tha ai.

 

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, deklaroi se iu dorëzuan çelësat e apartamenteve të reja disa prej banorëve të kësaj lagje.

 

“E rëndësishme është që këto janë kthyer në një lagje me gjithë funksionet e tyre, bashkë me parkime nëntokësore.

 

Këtu ka dhe mini sheshe që në vazhdimësi do të kthehen në kënde për fëmijët. Këto i japin një element urban, përtej rindërtimit dhe aspektit social të banesave”, tha Agolli.

 

Në Krujë kjo është lagja që përmbyll Programin e Rindërtimit i cili ka krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, më të fortë, më të bukur dhe mbi të gjitha falas./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat