Secondary Adv

Publikohen me 28 qershor te dhenat per Censin e Popullsise dhe Banesave

Të dhënat paraprake për Censin e Popullsisë dhe Banesave do të publikohen në datën 28 qershor.

 

Në mbledhjen më të fundit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat u prezantua raporti vjetor i Institutit të Statistikave, ku në qendër të diskutimit ishte regjistrimi i popullsisë dhe banesave.

 

Deputeti i PD, Edmond Spaho hodhi akuza mbi vonesat në publikimin e censusit për arsye politike dhe regjistrimin disa herë të një personi, me qëllim shtimin e numrit të deklaruar të popullsisë.

 

Ndërkohë, Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli, shpjegoi afatet e publikimit të censit, duke shtuar se një përqindje e vogël e popullsisë ka mbetur e paregjistruar.

 

Pas publikimit të të dhënave kryesore të censi, do të vijohet me detajimin e treguesve nëpër bashki, ndërsa pritet që në tetor të publikohen rezultatet përfundimtare në një platformë të posaçme.

 

Ndërkohë, më herët është njoftuar nga Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ndryshimi i ligjit të turizmit për ngritjen e Këshillit Ndërinstitucional të Statistikave të Turizmit, ku INSTAT do të ketë vetëm rol këshillimor.

 

Brenda këtij viti pritet të nisë Censi i Bujqësisë, ku do të nxirren të dhëna mbi sipërfaqen e tokës, sa shfrytëzohet dhe sa është mbjellur, numri i blegtorisë dhe të tjera si këto./Burimi: Scan


Më të lexuarat