
Cmimi i arit, argjendit dhe bakrit ne nivele rekord, pritet rritje
Tre metalet, ende po tregtohen duke u luhatur pranë niveleve rekord.
Analistët presin, që çmimet të forcohen gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Çmimet e arit, janë rritur në nivelet më të larta të regjistruara; arin ka shënuar një kulm të ri, prej 2,449,89 dollarë për ounce. Edhe argjendi, arriti nivelet më të larta shumëvjeçare, në fillim të javës së kaluar, ashtu si edhe metali industrial, bakri.
Argjendi, u rrit mbi 31 dollarë për ounce, në nivelin më të lartë të një dekade, mes rritjes së interesit të investitorëve dhe sfidave të ofertës.
Çfarë do të nxisë rritjen?
Ari aktualisht tregtohet me 2,351.3 dollarë.
Çmimet e metalit të verdhë, kanë ruajtur vrullin e tyre rritës, mes një dobësie të përtërirë të dollarit amerikan dhe tërheqjes së yield-eve të thesarit të SHBA, tha banka ndërkombëtare ANZ (Australia and New Zealand Banking Group) në një shënim të fundit. Por kjo nuk është e gjitha.
“Ndërsa rreziqet gjeopolitike, vazhduan të forconin kërkesën e lartë, një rritje mbresëlënëse e kërkesës për arin e Kinës, në tremujorin e parë të 2024, ka nxitur kryesisht rritjen e çmimeve,” shkruajnë ekspertët e ANZ.
Kina është aktualisht përbën kërkesën kryesore për ar dhe argjend, pasi vendi kaloi Indinë në vitin 2023, duke u bërë blerësi më i madh në botë i bizhuterive prej ari.
Konsumatorët kinezë, kanë qenë gjithashtu në krye të blerjeve të arit, duke blerë 603 ton bizhuteri ari vitin e kaluar, një rritje prej 10% nga viti 2022, treguan të dhënat nga Këshilli Botëror i Arit (World Gold Council, WGC).
WGC, pret që kërkesa kineze për bizhuteri, të qëndrojë në ritme të larta këtë vit, ose edhe më e lartë në krahasim me vitin 2023.
Ekspertët e bankës UBS, ngritën parashikimet e tyre për arin, në 2500 dollarë për ounce, deri në fund të shtatorit dhe 2600 dollarë, deri në fund të vitit. Perspektiva rritëse e bankës, i detyrohet kërkesës më të fortë kineze, në krye të një serie të dhënash të buta të SHBA-së në prill.
Normat më të larta, tentojnë të bëjnë presion mbi arin, pasi i bëjnë bonot e thesarit – gjithashtu një aktiv i sigurt – një opsion më tërheqës për investitorët.
“Ne mendojmë se ari, mund të vazhdojë të arrijë nivele të reja”, tha strategjisti i UBS-së për Metalet e Çmuara, Joni Teves.
Argjendi
Nga ana tjetër, si ari dhe argjendi, kane një korrelacion pozitiv, kur bëhet fjalë për çmimet, megjithëse me një vonesë nga ana e argjendit.
Ndërsa tregu, bëhet më i qetë dhe i bindur për ecurinë rritëse të arit, më shumë nga investitorët, po kthehen te argjendi.
Argjendii u rrit mbi 31 dollarë për ouncei në nivelin më të lartë të një dekade të mërkurën e kaluar, mes rritjes së interesit të investitorëve dhe sfidave të ofertës. Aktualishti tregtohet me 31.6 dollarë për ounce.
Ekspertët mendojnë, se argjendi, është në fakt, metali i çmuar më i mirë, për të përfituar vërtet nga çmimet më të larta të arit. Ka një korrelacion shumë të fortë midis të dyve.
Kur Fed lehtëson politikën monetare, argjendi është në një “pozitë të mirë, për të tejkaluar me të vërtetë arin”, veçanërisht pasi bazat e ofertës dhe kërkesës, mbeten të shtrënguara.
Rritja më e ngadaltë e prodhimit të minierave, dhe kërkesa e fortë industriale, sugjerojnë që oferta është e vonuar në kërkesë, gjë që do ta mbajë tregun në një deficit strukturor.
Argjendi, përdoret gjerësisht për qëllime industriale, dhe zakonisht, përdoren në prodhimin e automobilave, paneleve diellore, bizhuterive dhe elektronikës.
Metalet e tjera të çmuara si platini, paladiumi dhe rodiumi, janë të gjithë në deficite këtë vit, dhe për këtë arsye duhet të kenë çmime mbështetëse.
Bakri
Edhe bakri, kohët e fundit pati momentin e tij të ndritshëm, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, prej 10,857 dollarë për ton, përpara se të ulej. Aktualisht, tregtohet me 10,256 dollarë për ton.
Çmimet e metalit të kuq, janë “mbështetur mirë nga ngushtësia e ofertës” këtë vit, tha ANZ, ndërsa kufizimet e furnizimit rriten. Grupi Ndërkombëtar i Studimit të Bakrit (ICSG), ka ulur parashikimet e suficitit të ofertës, për metalin këtë vit, për shkak të prodhimit më të ulët se sa pritej.
Nëntorin e kaluar, First Quantum Minerals ndaloi prodhimin, në minierën e bakrit Cobre Panamá, një nga më të mëdhatë në botë, pas një vendimi të Gjykatës së Lartë dhe protestave mbarëkombëtare, për shqetësimet mjedisore.
Anglo American, një prodhues i madh, tha se do të zvogëlojë prodhimin e bakrit, në 2024 dhe 2025, pasi kërkon të ulë kostot.
/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/rritja-e-cmimit-te-arit-argjendit-dhe-bakrit-ka-ndaluar-analistet-presin-qe-cmimet-te-forcohen-gjate-12-muajve-te-ardhshem/)
Më të lexuarat








