Punesimi ne shtet, si te aplikoni per vendet e lira
Ndërsa aplikimi për punësim në administratë do të bëhet vetëm onlinë, Departamenti i Administratës Publike ka shpjeguar procedurën hap pas hapi e cila do të ndiqet nga cdo i interesuar.
Punesimi ne shtet nis me regjistrimin e aplikuesit në faqen e DAP, gjë që do të bëjë të mundur hapjen e një llogarie personale për cdo aplikant. “Pasi keni kryer procesin e regjistrimit , në adresën tuaj të postës elektronike do të vijë një mesazh për aktivizimin e llogarisë tuaj në faqen e portalit të DAP”. Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve do të bëhen online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike.
Për të lehtësuar sa më shumë procedurën për të interesuarit, DAP ka bërë publik edhe "Manualin për aplikimin online". Procesi nis me regjistrimin e aplikuesit në faqen e DAP, gjë që do të bëjë të mundur hapjen e një llogarie personale për çdo aplikant.
Dokumentet qe ju duhen
Punesimi ne shtet realizohet pasi keni aplikuar dhe dorëzuar të gjitha dokumentet online, në faqen zyrtare elektronike të Departamentit të Administratës Publike.
Seti i dokumenteve që domosdoshmërisht duhet të ngarkohen në sistem ka në përmbajtje të tij:
Jetëshkrimin sipas standardit.
-Skanim të dokumentit të identitetit.
-Skanim të diplomës së shkollës së lartë.
-Skanim të dokumentit të njësimit nëse diploma është e huaj.
-Skanim të librezës së punës.
-Skanim të vërtetimit të gjendjes shëndetësore.
-Skanim të vërtetimit të gjendjes gjyqësore ose plotësimin me vetëdeklarim.
"Tregoni shumë kujdes për dokument apo certifikata specifike në lidhje me kërkesat e veçanta të vendit të punës!", sqaron DAP, duke theksuar se të gjitha këto duhen ngarkuar në një file të vetëm (pdf, max 9.5 MB) sipas dokumentit tip që gjendet në faqe. "Kujdes! Të përfunduarit me sukses vetëm i regjistrimit në sistem nuk ju kualifikon për të marrë pjesë në konkurrim!", sqaron DAP.