Secondary Adv

Pas 3 muaj e gjysme nga zjarri, Urgjenca e QSUT rikthehet ne funksion te plote

Përfundojnë punimet në Urgjencën e re të QSUT.

 

Pas 3 muajsh e gjysmë nga zjarri, dhomat në pavion që ishin jashtë shërbimi, janë rikthyer në funksion për pritjen e pacientëve.

 

Punimet kanë përfunduar në urgjencën, e cila u përfshi nga zjarri në datën 11 shkurt 2024.

 

Nga sot dhomat në pavion që ishin jashtë shërbimi, janë rikthyer në funksion për pritjen e pacienteve, pasi janë instaluar dritat.

 

Ndërkohë po kryhen testime për rikthimin e plotë të shërbimit të sigurt për qytetarët që pritet në javën e parë të qershorit.

 

30 mln lekë u alokuan për kthimin në funksion të urgjencës së QSUT, ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një riekspertim të shkaqeve të zjarrit.

 

Zjarri në urgjencën e QSUT-së që ra më 11 shkurt 2024  në katin -1 në Urgjencë, shkaktoi kolaps në repartin e urgjencave.

 

Prej më shumë se 3 muajsh pacientët detyroheshin të shkonin për të marrë shërbim në spitale si Shefqet Ndroqi, apo edhe në rrethe në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe Spitalins Memorial të Fierit./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat