Secondary Adv

Meloni: Qendrat e emigranteve hapen me 1 gusht, kostoja 334 mln euro ne vit

Në datën 1 gusht do të jenë në funksion të plotë kampet e emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër.

 

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologu i saj shqiptar Edi Rama, inspektuan punën që po bëhet për ngritjen e qendrave të emigrantëve në Shëngjin dhe Gjadër. Gjatë konferencës së përbashkët për mediat, numri një i qeverisë italiane publikoi edhe disa shifra sa i përket ngritjes së këtyre dy qendrave.

 

Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë

“Më 1 gusht 2024 do të jenë operative qendrat e pritjes së emigrantëve. Vonesat për realizmin e punimeve për shkak të terrenit të vështirë.

 

Nga vendet e sigurta kanë mbërritur në Itali 11 mijë persona ku gjysma janë persona vulnerabël. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës Italiane, guardia finanza.

 

Ndërsa shpenzimet e transportit do të jenë në total 13.5 milionë euro Kemi 334 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor. Këto burime nuk duhet të konsiderohen si shërbime shtesë.

 

Këtë vit kemi arritur një ulje prej 60% të emigrantëve që kanë mbërritur në brigjet italiane. Ne nuk po bëjmë kosto, por investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, të atyre emigrantëve që nuk priten në Itali, do të kursejmë 136 mln euro.”

 

Nga ana tij, kreu i ekzekutivit shqiptar, tha se kjo është një marrëveshje mirënjohje ndaj një vendi mik siç është Italia.

 

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

“Nga ana tjetër, duhet të falënderoj Giorgian, kryeministren e një vendi me të cilin jemi të lidhur në mënyrë të pandashme, të pashlyeshme për të gjithë afeksionin dhe gjithë vullnetin e mirë që ka treguar teksa e ka shoqëruar Shqipërinë në rrugëtimin e saj të plotë drejt Bashkimit Europian.

 

Italia ka qenë gjithmonë avokati ynë më i rëndësishëm në Bruksel dhe të kesh sot këtu nderin të jemi të dobishëm është diçka që ne e shohim si një bekim.”

 

Të dy krerët e qeverive theksuan që ky bashkëpunim është vlerësuar nga Bashkimi Evropian dhe pritet që të merret edhe si model nga vendet anëtare.

 

Jetësimi i kësaj marrëveshjeje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë pritet që të ndihmojë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm./Burimi: SCAN


Më të lexuarat