Secondary Adv

Samiti per Ballkanin, financim per ndertimin e hekurudhes Tirane - Durres

Vendet e Ballkanit Perëndimor mblidhen me 4 korrik në Paris për të diskutuar mbi ecurinë e procesit të Berlinit.Ky samit konsiderohet i rëndësishëm për faktin se do të japë sinjale për ritmet me të cilat do të ecë procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për faktin se zhvillohet vetëm pak ditë pas referendumit të Britanisë për daljen nga Bashkimi Europian.


Në këtë samit marrin pjesë kryeministrat dhe ministrat e Shqipërisë, Maqedonisë, Bosnjes, Kosovës, Malit të Zi e Serbisë.Gjatë samitit pritet të analizohet ecuria e realizimit të projekteve të nisura dy vite më parë në kuadër të procesit të iniciuar nga Gjermania. Shqipëria pritet të jetë përfituesja më e madhe e fondeve për projektet infrastrukturore në këtë samit.


Këtë pritshmëri e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i cili në mbledhjen e Këshillit të Integrimit tha se janë tre projekte që do të marrin financim e Shqipëria është një prej tre përfituesve. Projekti për të cilin do të zyrtarizohet mbështetja financiare është hekurudha Tiranë-Durrës.Por veç analizimit të projekteve të mëparshme infrastrukturore e projekteve të reja, në këtë samit pritet të diskutohet projekti për qarkullimin e lirë të mallrave në rajon; një projekt që synon të unifikojë ekonomikisht Ballkanin perëndimor.


Më të lexuarat