Secondary Adv

Arkivi i ndertimit, fond 30 mije euro per dixhitalizimin e projekteve

Të gjitha projektet ekzistuese të Arkivit të Ndërtimit do të futen së shpejti në sistem dixhitalizimi me një fond prej 30 mijë eurosh nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA). Fushat e operimit janë urbanistikë, arkitekturë, infrastrukturë, gjeologji-gjeodezi, hidrocentrale, porte, foto-arkiv, studime-informacione. Dokumenti më i vjetër që gjendet në arkiv është Projekti i Urës së Bunës, viti 1911.

 

Fondi nga TIKA

Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një fondi grant prej 30 mijë eurosh që Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ia akordon Arkivit Qendror Teknik të Ndërtimit, institucion nën varësinë e  Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit. Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktari vlerësoi bashkëpunimin  dhe premtoi mbështetje të projekteve në të ardhmen. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim gjatë viteve të fundit ka financuar edhe 6 projekte të tjera në fushën e zhvillimit urban, kulturës dhe mgritjes së objekteve të kultit.

 

 

Ura e Bunes

 

Arkivi i ndertimit

Arkivi i ndertimit është një vlerë kombëtare në fushën e ndërtimit dhe si i tillë duhet të mirëmbahet që përveçse sistemimit dhe magazinimit të dokumentave, nevojitet edhe mirëtrajtimi i tyre. Arkivi ka dokumenta që datojnë nga viti 1911, por deri sot vetëm 18 % e materialeve janë dixhitalizuar, ndërsa një pjesë janë dëmtuar, ose rrezikojnë të dëmtohen, nëse nuk mirëmbahen dhe nuk restaurohen. Në këtë institucion ruhet dhe përpunohet një fond arkivor prej 545.000 dokumenta të mbledhura në më se 45.000 dosje me projekte nga gjithë fushat e ndërtimit.

Arkivi i ndertimit është një institucion i rëndësishëm përsa i përket ruajtjes dhe dokumentimit të materialeve të ndryshme në fushën e ndërtimit, si edhe shpalosja e planit të punës për sistemimin e dokumentave, mirëmbajtjen e tyre dhe dixhitalizimin e arkivit.


Më të lexuarat