Secondary Adv

Ngrihet komisioni per ndertimet pa leje te konfiskuara

Qeveria ka përcaktuar rregulla të reja për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Objekteve të Konfiskuara.

 

Komisioni bazohet në ligjin e miratuar në vitin 2023, që parashikon konfiskimin e ndërtimeve pa leje për t’u përdorur për qëllime publike ose strehim social.

 

Referuar vendimit, Komisioni do të jetë organ kolegjial, i cili do të krijohet pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai përbëhet nga 9 (nëntë) anëtarë që caktohen nga titullari i institucionit. Mandati i anëtarit të Komisionit do të jetë 3 (tre) vjet, me të drejtë riemërimi.

 

Vendimet e marra nga Komisioni do të jenë të detyrueshme për t’u zbatuar.

 

Komisioni duheet të mblidhet sa herë të jetë i nevojshëm shqyrtimi i një çështjeje ose rasti, por jo më pak se 6 (gjashtë) herë në vit.

 

Procesi i konfiskimit të pallateve me shtesa të paligjshme ka nisur që vitin e shkuar, me përafërsisht 24 objekte të konfiskuara në total, ku vetëm nga nëntë objektet e para u arkëtuan 10.5 milionë euro në arkën e shtetit.

 

Për pesë objekte u arkëtuan 3.5 milionë euro dhe për katër të tjera 7 milionë euro nga procesi i ndëshkimit të ndërtuesve që kanë kapërcyer kufijtë e lejeve të ndërtimit dhe mungesa e interesit nga pronarët për t’i parablerë këto metra katrorë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat