Secondary Adv

Celja e sezonit turistik, Policia publikon masat per kufizimin e disa mjeteve e akseve ne vend

Gjatë fundjavave dhe gjatë festave zyrtare është parashikuar kufizim lëvizjesh në disa akse rrugore.

 

Policia e Shtetit më një njoftim të shpërndarë për mediat, thotë se ky kufizim do të nisë nga 15 qershori, ndërsa nga kjo do të prekë disa akse rrugore nga jugu në veri.

 

Akset rrugore për të cilat do të zbatohen kufizimet, sipas udhëzimit, janë:

 

 

 

1-Shkodër-Hani Hotit

Shkodër-Muriqan

Shkodër-Plazhi Zogaj

Shkodër-Plazhi Shirokë

Shkodër-Velipojë

Shkodër-Shëngjin

 

2-Lezhë-Shëngjin

Lezhë-Patok

Lezhë-Kryqëzimi Milot-Kukës

 

3-Tiranë-Durrës

Tiranë-Gjiri i Lalëzit

 

4-Elbasan-Pogradec

Elbasan-Rrogozhinë

 

5-Durrës-Currila

Durrës-Gjiri i Lalëzit

Durrës-Kavajë

Durrës-Kryqëzimi Milot-Kukës

 

6-Kavajë-Plazhi i Gjeneralit

Kavajë-Spille

Kavajë-Lushnjë

 

7-Fier-Lushnjë

Fier-Seman

Fier-Plazhet e Poros

 

8-Vlorë-Zvërnec

Vlorë-Palasë-Dhermi-Sarandë

Sarandë-Qafë Botë

Sarandë-Butrint

 

9-Pogradec-Lin-Qafë Thanë

Pogradec-Tushemisht

 

10-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije

 

11-Bajram Curri-Qafë Morinë.

Bajram Curri-Valbonë.

 

Për shkak të rritjes së numri të turistëve, autoritetet apelojnë për zbatim të kufizimeve të parashikuara për mjetet e transportit të mallrave, me qëllim lehtësimin e lëvizjes dhe aksesit për pushuesit e huaj dhe vendas./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat