Veliaj: Kete vere shperndajme banesat e reja per familjet e Kombinatit
Këtë verë do të shpërndahen banesat e reja në Kombinat për familjet e prekura nga tërmeti.
Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh Drejtues Politik i PS për Qarkun, gjatë takimit me strukturat e kësaj force në Njësinë 6.
Veliaj deklaroi se banesat do të ishin gati shumë më herët nëse puna nuk do të ishte bllokuar nga opozita për tre vite. Sot po mbarojnë pallatet.
Mund t’i kishim mbaruar para tre vitesh, por na u desh betejë në rrugë, betejë në kuti të votimit, betejë në gjykatë, që të zhbllokoheshin masat e bllokimit për lagjet e reja të tërmetit.
Fati i madh është që kemi mbaruar shumicën e pallateve dhe kjo do të jetë një verë e bekuar për Kombinatin, ku do të japim shtëpitë e reja për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti.
Ai siguroi se PS-ja nuk do të dorëzohet në betejën e saj për të punuar dhe për të çuar përpara Tiranën dhe gjithë Shqipërinë. Nuk do të lëmë asnjë betejë, për sa kohë ajo betejë është për njerëzit, është për këtë komunitet, është për lagjet, është për Kombinatin, është për Tiranën dhe është për Shqipërinë.
Nuk do falim asnjë votë për ta çuar Kombinatin përpara, Tiranën përpara dhe Shqipërinë përpara”, u shpreh Veliaj./Burimi: abcnews.al