Secondary Adv

130 mln leke per rrugen e vjeter Fier-Vlore, ARRSH gati tenderin per rehabilitimin

Rreth 130 mln lekë do të vendosen në dispozicion të rehabilitimit të rrugës së vjetër Fier-Vlorë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë gati procedurën e prokurimit publik, që pritet të hapet në javët në vijim, teksa do të jenë dokumentet e tenderit ku do të specifikohet se cilat janë ndërhyrjet konkrete që parashikohet të kryhen.

 

Zhvillimi i këtij tenderi vjen pas atij të 2 viteve më parë, ku për të njëjtin aks rrugor u vendosën në dispozicion rreth 792 mln lekë për rehabilitimin e tij.

 

Ndërkaq, rreth një vit më parë përfunduan punimet, ku pas ndërhyrjeve u bë shkurtimi i aksit me 5 kilometra nga Fieri në Vlorë, duke hequr kthesat e rrezikshme përgjatë kësaj rruge.

 

Po ashtu, u zgjerua dhe u asfaltua i gjithë segmenti, duke vënë në dispozicion të qytetarëve dhe turistëve një rrugë alternative për të aksesuar jugun e vendin.

 

Aksi i vjetër Fier-Vlorë ka një gjatësi prej 31.2 km, ndërkohë që kalimi i automjeteve nëpërmjet tij u reduktua ndjeshëm, pas ndërtimit të bypassit të Fierit.

 

Megjithatë, përpara ndërhyrjes që përfundoi vitin që shkoi, banorët e zonës kishin kërkuar vazhdimisht rehabilitimin për shkak të degradimit që kishte pësuar rruga./Burimi: Scan TV


Më të lexuarat