Secondary Adv

Bashkia e Tiranes, reduktim taksash per kompanite qe zhvendosen ne Kombinat

Segmenti Kombinat-Vaqarr do të shpallet zonë industriale, për t’i dhënë zhvillimin që ka sot autostrada Tiranë-Durrës.

 

Lajmi është bërë me dije nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë konsultimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, me qytetarët e njësisë Kombinat.Kryebashkiaku theksoi se ky pol i ri industrial do të rrisë punësimin në këtë zonë. Për kompanitë që vendosin të zhvendosen në këtë zonë, Bashkia e Tiranës do të aplikojë subvencion apo reduktim taskash.Bashkia e kryeqytetit ka planifikuar investime të mëdha në zonën e Kombinatit si në infrastrukturë ashtu edhe në ndërtimin e godinave të reja të shkollave, për shmangien e mësimit me dy turne.


Më të lexuarat