Secondary Adv

I nxehti afrikan dhe pluhuri i Saharase perfshin Shqiperine, neser temperatura rekord

E premtja do të jetë dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat pritet të arrijnë nga 41 deri në 43 gradë celcius në të paktën 5 qarqe të vendit.

 

Vala e të nxehtit ka përfshirë jo vetëm vendin tonë. Sot termometri në Tiranë në mesditë shënoi 39 gradë celcius.

 

Ndërkohë kulmi arrihet  në 14:00 ku do të verifikohet nëse do të ketë tejkalim të kësaj vlere të temperaturës.

 

Temperaturat e nxehta do jenë edhe nesër. “Kjo valë e të nxehtit është e shoqëruar me ngarkesë nga pluhuri i Saharasë që do të jetë present dhe nesër e të shtunën. Më pas do të kemi pastrim të ajrit nga kjo ngarkesë e ndotjes.

 

Sot në mëngjes u duk me sy të lirë, mjegulla që është shumë shqetësuese për shëndetin e njerëzve”  thotë Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM në një intervistë për Report Tv.

 

Edhe temperaturat e natës kanë regjistruar vlerën 20 gradë. Presim për natën e të premtes të shënojnë 24 gadë celcius në zonat e ulëta.

 

"Kulmin e të nxehtit për këto tre ditë, pritet ta kemi nesër ku kryeqyteti pritet të regjistrojë 40 gradë celcius” thotë Anira Gjoni, specialistja e IGJEUM në një intervistë për Report Tv.

 

Të shtunën do të ketë rënie me 2 gradë të temperaturave, dhe të dielën me 3 gradë. Pra në vendet e ulëta temperaturat maksimale pritet të shkojnë deri në 36 garadë.

 

Qytetet më të nxehta? Tirana, Fieri, Berati, Kuçova.

 

Shiu? “Në fund të qershorit do të kemi ca pika shiu’- na tregon Gjoni.

 

Po kështu të hënën temperaturat do të kenë një rënie, duke shënuar në nivelin 32 – 34 gradë Celcius./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat