Secondary Adv

Hapet tenderi per Sheshin Skenderbej, 533 milion leke per fazen e pare

Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin për të gjitha kompanitë e interesuara për rikualifikimin urban të sheshit “Skënderbej”, faza e parë.


Kontrata është publikuar një ditë më parë nga Agjencia e Prokurimit Publik dhe fondi limit i vendosur në dispozicion për fazën e parë të projektit është rreth 533 milion lekë.Financimet për këtë fazë janë vënë në dispozicion nga Komiteti për Zhvillimin e Rajoneve me vendimin nr.31, datë 13.06.2016 ”Për shpërndarjen e financimit për projekte të Grantit “Infrastruktura Vendore dhe Rajonale”, Programi “Zhvillimi i Infrastrukturës Vendore dhe Rajonale”, Shtylla I, Thirrja 2, për vitin 2016”.


Afati për kryerjen e punimeve është 12 muaj kalendarike duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës ndërsa afati i fundit për pranimin e dokumentacionit dhe zhvillimin e tenderit është data 29 Korrik 2016.I gjithë projekti i rikonstrukssionit të Sheshit “Skënderbej” i cili do të kthehet në pedonale, ka një kosto të detajuar në buxhetin e Bashkisë së Tiranës prej 8 milion dollarësh ose 1 miliadrë lekë. Projekti i sheshit “Skënderbej” parashikon jo vetëm mbjelljen e 35 mijë luleve dhe 5 mijë pemëve e shkurre dekorative, por edhe kthimin në një hapësirë të vlefshme për më shumë aktivitete publike që me strukturën e sotme nuk është e mundur të zhvillohen.


Më të lexuarat