Varferia ne Itali ne nivel rekord, 1 ne 10 banore ne gjendje varferie absolute
Varfëria aktuale në Itali është në kulmin e të gjitha kohërave dhe duhet kuptuar si një fenomen strukturor i vendit.
Kjo theksohet nga raporti statistikor i Caritas-it Italian ‘Poverty 2024’.
Vlerësimet paraprake të Istat-it të publikuara marsin e kaluar, dhe duke iu referuar vitit 2023, dëshmojnë se 9.8% e popullsisë, një banor në dhjetë, jeton në një gjendje varfërie absolute.
Për sa i përket, veçanërisht të moshuarve, në vitin 2023 Caritas-i mbështeti 35.875 të moshuar, të barabartë me 13.4% të totalit të atyre që kanë kërkuar ndihmë sociale.
Gjatë viteve të fundit ka pasur një rritje të qartë të peshës së të moshuarve e cila shkoi nga 7.7% në 2015-ën në mbi 13% në 2023-shin.
Gjithashtu numri i të pastrehëve po rritet. Në vitin 2023, të pastrehët e mbështetur nga rrjeti i Caritas-it ishin 34.554, që korrespondojnë me 19.2% të totalit.
Vlera po rritet si në terma absolut ashtu edhe në përqindje: në vitin 2022 ishin 27.877, baraz me 16.9% të totalit, pra 6.677 të pastrehë më shumë krahasuar me 2022-shin dhe mbi 10.500 në krahasim me 2021-shin.
Në përgjithësi incidenca e personave të huaj bie në 57.0% nga 59.6%) edhe për shkak të zhdukjes së pranisë ukrainase në vend. Për sa i përket profilit të atyre që kërkojnë ndihmë, Raporti shpjegon se gratë – 51.5% dhe burrat – 48.5% kërkojnë ndihmë.
Mosha mesatare është 47.2 vjeç.
I lindur dhe rritur në një familje të varfër – vëren Caritas – mund të jetë në fakt preludi i një të ardhmeje dhe një jete të karakterizuar në tërësinë e saj nga gjendje privimi dhe varfërie, gjithashtu për shkak të lidhjes që ekziston midis varfërisë ekonomike dhe varfërisë arsimore./Burimi: Scan