Secondary Adv

Ikja e energjise ne 4 shtete, Drejtori i ERE: Ende nuk dihet cfare ndodhi, presim hetimet

Drejtori i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti, tha se ende nuk dihet se çfarë për blackout e energjisë elektrike më 21 qershor të këtij viti.  

 

Ahmeti thekson se përgjigjja do mund të merret vetëm pas hetimeve të plota. “Është një situatë e vështirë në të gjithë rajonin. Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze.

 

Ne presim analizën e këtij fenomeni, nuk është se ndodhi vetëm tek ne por edhe në fqinjët tanë. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë.

 

Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi. Ju garantoj se nuk mund të jetë një problem i brendshëm që ndikon linjat e vendit.

 

Presim raportin e ekspertëve të BE për këtë defekt. Ne sot morëm një informacion që brenda një kohe të shkurtër u vendos në punë sistemi shqiptar. Analiza do të na vë në dispozicion edhe arsyen se përse ndodhi kjo fikje e energjisë.

 

Është ccështje sensitive, prandaj duhet të presim e analizës”,-tha ai. “Defektet në linjat 400 kilovolt nuk para ndodhin dhe duan një analizë serioze. Ka qenë një defekt që ka ndodhur përpara me Malin e Zi dhe më pas me Greqinë.

 

Aktualisht institucionet janë duke analizuar fenomenin sepse ende nuk dihet se pse ndodhi. Avaria erdhi nga linja e interkonjeksionit  me Greqinë që pasoi efekt zinxhir në të gjithë vendin tonë”-shtoi Ahmeti./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat