Secondary Adv

Mungojne punonjesit e kualifikuar, Indeksi: Te permiresohet klima e biznesit ne Shqiperi

Gjetja e fuqisë punëtore të kualifikuar vazhdon të mbetet sfida më e madhe e bizneseve shqiptare.

 

Kjo ishte një nga konkluzionet e Indeksit Vjetor të Biznesit, i cili u prezantua në Konferencën mbi “Ristrukturimin Ekonomik dhe Perspektivën e Re”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë.

 

Arritjet e deritanishme të ekonomisë shqiptare, si tejkalimi i 100 milionë dollarëve në shkëmbimet tregtare, ishte një nga pikat në të cilat u ndal Ministri i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

 

Drejtori Ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Neritan Mullai, shpjegoi se cilat janë disa nga shqetësimet më të mëdha të bizneseve shqiptare dhe çfarë problematikash duhet të adresojë qeveria shqiptare sipas qytetarëve.

 

Indeksi Vjetor i Dhomës Amerikane të Tregtisë mat perceptimin e bizneseve mbi treguesit kryesorë të klimës ekonomike dhe si mund të përmirësohen ato.

 

Sipas këtij indeksi, ekonomia shqiptare ka treguar një performancë pozitive, por duhet të shtohen përpjekjet për përmirësimin e klimës së biznesit./Burimi: SCAN


Më të lexuarat