Secondary Adv

Lirimi i hapesirave ne plazhe, IKMT nis aksionin nga Radhima

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në zonën e Radhimës.

 

Gazetari i ABC News Elton Nika, raporton se Është prishur një objekt “beach Bar”. Burime nga IKMT thonë se janë mbi 30 objekte që do të prishet.

 

Aksioni i kryer nga IKMT Tiranë dhe Vlorë. Pritet që ndërhyrjet të vijojnë për disa ditë në Vlorë. Këto aksione po ndërmerren për të liruar hapësirat publike, të cilat janë zaptuar në mënyrë të padrejtë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat