Kredite e mikrokredite, BSH nis punen per hartimin e rregullores, prezantohet ne shtator
Banka e Shqipërisë ka nisur punën me Bankën Botërore për të bërë rregulloren e re për të mbrojtur konsumatorët nga bankat dhe jo-bankat në rast se marrin kredi.
Drafti i parë i kësaj rregulloreje do të bëhet publik në shtator të këtij viti, pasi të konsultohet me të gjitha institucionet, pritet të hyjë në fuqi në vitin e ardhshëm.
Report TV e shqiptarja.com mëson se disa nga masat që do të përfshijë kjo rregullore, do të kenë në fokus klientët që nga mosha 18 vjeç e deri tek ata me probleme mendore.
Përveç kufizimeve aktuale për normën maksimale të interesit dhe për maksimumin e penaliteteve, rregullorja e re do të përfshijë edhe kufizimin bazën e klientelës, duke kërkuar analizë financiare.
Pjesë e rregullores do të jetë krijimi i një listë klientësh të cilët nuk do mund të marrin kredi. Po ashtu do të kufizohet numri i kredive që do të mund të marrë një klient.
Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë ky kufizim do të bëhet për shkak se nga analizat që kemi bërë marrë shkas edhe nga rasti i MCA e Final rezulton se gjendja është rënduar me shumë tek ata klientë që kishin disa kredi.
Pasi është numri i kredive që shpesh ka ndikuar në mos kthimin e kredive, pasi nuk ka aftësi paguese.
Do ketë disa segmente të popullsisë për mos marrje të kredive. Kjo për shkak se individë me probleme që marrin kredi.
Duke bërë një rregullore një kufizim, që nuk mund të marrin kredi ata që kanë aftësi paguese, ata që kanë probleme mendore, e deri tek adoleshentët që mund të kërkojnë kredi.
Sa i takon ndryshimeve ligjore për ti kthyer kufizimet e penaliteteve dhe të tavanit të interesave në ligje, sipas bankës këto janë nisma që duhet të ndërmerren nga Ministria e Financave./Burimi: Shqiptarja.com