Secondary Adv

Panelet diellore, rregulla te reja per lidhjen me rrjetin, veteprodhuesit ndahen ne kategori

ERE ka nxjerrë për konsultim publik rregulloren e re për lidhjen me rrjetin elektrik, që parashikon një sërë ndryshimesh nga ajo që është në fuqi.

 

Parashikimet e reja vijnë pas propozimeve të bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me qëllim reduktimin e kohës së ofrimit të shërbimit, kostove  dhe lehtësimin e procedurave për konsumatorët.

 

Një nga ndryshimet kryesore në rregullore lidhet me përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushin vetëprodhuesit e energjisë nga dielli për t’u lidhur me rrjetin e shpërndarjes.

 

Rregullorja e re i ndan konsumatorët në 3 kategori, në varësi të kapacitetit total të instaluar. Kategoria e parë përfshin kapacitetin 0-20 kWp, ndërsa kategoria e dytë përfshin impiantet 21- 50 kWp.

 

Tashmë nga këta vetëprodhues të energjisë nuk është e nevojshme të dorëzohet projekti i miratuar nga persona fizikë dhe juridikë të licencuar, teksa pjesa tjetër e dokumenteve përfshin:

 

Kërkesën, deklaratën e konsumit mesatar përgjatë një viti, propozimin mbi modelin e matësit me dy drejtime, skemën e matjes neto, relacionin teknik, aktkolaudimin e sistemit, etj.

 

Ndërkaq, në kategorinë e tretë të vetëprodhuesve të energjisë nga dielli përfshihet kapaciteti 51 – 500 kWp.

 

Dokumenti shtesë që kërkohet nga këta autokonsumatorë, në ndryshim nga 2 kategoritë e tjera është leja nga bashkia për “punime që kryhen me deklaratë paraprake punimesh”, sipas vendimit të qeverisë për rregulloren e zhvillimit të territorit.

 

Rregullorja parashikon ndryshime edhe në drejtim të dokumentacionit që kërkohet për lidhjen e burimeve gjeneruese, sikurse janë hidorcentralet, centraelet fotovoltaike dhe ato eolike./Burimi: Scan


Më të lexuarat