Secondary Adv

Detyrimet e pashlyera per rruget, 605.6 milion leke borxhe

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka një vlerë borxhesh të akumuluara në 4 muajt e parë të vitit ndaj kompanive që kryejnë punë publike në vlerën e 605.6 milion lekëve.


Kështu, 38.9 milion lekë janë për kontrata, studime, projektime, oponencë, që kanë ardhur si pasojë e mosplanifikimit të tyre në buxhetin e ARRSH-së për vitin 2016. Për kontrata investimi, ku përfshihenb ndërtime dhe rikonstruksione, detyrimet e pashlyera arrijnë në vlerën e 329.7 milion lekësh.Kjo është edhe vlera më e madhe e detyrimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, dhe bëhet fjalë për kontrata shumëvjeçare dhe për buxhet të pamjaftueshëm për likujdimin e plotë të faturave, edhe pse kontratorët vijojnë me avancimin e punimeve sipas grafikut të tyre.


Vlera e debisë për supervizime punimesh arrin në 3.4 milionë lekë dhe kanë lidhje me kontratat e ndërtimit. Detyrimet e pashlyera për TVSH dhe kosto lokale arrijnë në 87.5 milion lekë, ndërsa për vendime gjyqsore në vlerën e 146 milion lekëve.Sipas burimeve nga Ministria e Transportit, detryrimet e krijuara për periudhën 1 Janar-30 Prill 2016, lindin si pasojë e tavanit të ulët buxhetor të këtij viti, i cili nuk mund të përballojë kontratat shumëvjeçare të angazhuara më parë. Në total, për 4 muajt e parë të këtij viti, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka akumuluar një vlerë detyrimesh prej 908.8 milion lekësh.


Më të lexuarat