Secondary Adv

Hyn sot ne fuqi rritja e pagave per administraten, perfitojne 135 mije punonjes

Punonjësit e sektorit shtetëror duke nisur nga sot do të kenë një pagë të re.

 

Sot futet në fuqi rritja për 135 mijë punonjës, që nga ushtria deri tek burgjet, arsimi e shëndetësia. Por sa lekë do të marrin shtesë këta punonjës?

 

Rritja për Forcat e Armatosura do të vijojë nga 7% deri në 22%, ku rritja më e madhe do të jetë tek ata që kanë pagën më të ulët. Për zjarrfikësit është parashikuar rritje pagash deri në 30%, ndërsa për punonjësit e burgjeve rritja nis nga 13% deri në 27%.

 

Ndërsa për mësuesit rritja është nga 20 mijë lekë deri në 22.8 mijë lekë sipas nivelit arsimor, dhe për punonjësit e shëndetësisë rritet me 20 mijë lekë rroga për mjekët dhe me 15 mijë lekë për infermierët.

 

Me këtë rritje pagash të miratuar më 26 qershor 2024 paga mesatare në sektorin shtetëror arrin në 105 mijë lekë. Për këtë rritje të pagave, që është e fundit e reformës së ndërmarrë nga qeveria në vitin e kaluar, vetëm për periudhën korrik-dhjetor 2022 nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 108 milionë euro për rritjen e pagave.

 

Fatura do të rritet më tej në vitin e ardhshëm pasi për të mbajtur këtë nivel të ri pagash nga buxheti i shtetit do të shpenzohen afro 390 milionë euro.

 

Paralelisht me këtë rritje, prej 1 janarit 2026, të gjitha pagat e sektorit shtetëror do të indeksohen me normën e inflacionit. Indeksimi i rrogave të administratës do të bëhet një herë në dy vite./Burimi: Shqiptarja.com

 

RROGAT E REJA TË FORCAVE TË ARMATOSURA

                           ISHTE                   BËHET

Ushtari             58 mijë lekë             71 mijë lekë

Rreshteri          62.660 lekë            80.000 lekë

Majorit             89.440 lekë            107.000 lekë

Koloneli           143.000 lekë         163.500 lekë

Gjenerali          165.000 lekë         190.000 lekë

 

 

RROGAT E REJA TË SHËRBIMIT ZJARRËFIKËS

                                             ISHTE               BËHET

Asistent zjarri                   46.000 lekë         60.000 lekë

Zjarrfikës                           52.500 lekë         65,000 lekë

Kryezjarrëfikës                 55.000 lekë         70,000 lekë

Kryeinspektor                   74.500 lekë         85.000 lekë

Inspektor                           64.200 lekë         75.000 lekë

Komisar                            97.500 lekë        105.000 lekë

Drejtues                          108.000 lekë        115.000 lekë

Drejtues i pare                120.000 lekë        140.000 lekë

Drejtues i lartë                131.000 lekë        160.000 lekë

 

 

RRITJA E PAGAVE NË SHËNDETËSI

Mjekët                                   +20 mijë lekë

Infermierët                            +15 mijë lekë

Administrata shëndetësore      +15-20%

 

 

RRITJA E PAGAVE NË ARSIM

                                                                   ISHTE                 BËHET

Mësuesit në arsimin e mesëm të lartë        79 mijë lekë          98.5 mijë lekë

Mësuesit në arsimin e mesëm të ulët         75.8 mijë lekë        96 mijë lekë

Mësuesit në ciklin fillor                             72.4 mijë lekë       95.2 mijë lekë

 

 

PUNONJËSIT E BURGJEVE

Aspirantët për Policinë e Burgjeve           80% të pagës së inspektorit

Punonjësit e burgjeve                             rritje nga 6 mijë deri në 33.6 mijë lekë


Më të lexuarat