Secondary Adv

Skandali tek Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxhere te huaj do asistojne QSUT, masat e reja

Pas skandalit të QSUT, kryeministri Rama ka mbledhur në takim shefat e QSUT, ku u prezantuan edhe ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.

 

Pas skandalit të QSUT, ku mjekët e Onkologjikut drejtponin pacientët me tumor në klinikën private të Edmond Gashit, kryeministri Rama ka mbledhur në takim shefat e QSUT, ku u prezantuan edhe ndryshimet në ligjin për Urdhrin e Mjekut.

 

Rama tha se do ngrihen grupe pune me menaxherë të huaj për të asistuar drejtoreshën e QSUT dhe shefat e tjerë dhe do garantohet autonomia spitalore. Rama tha se kështu mjekët do të paguhen sipas performancës.

 

"Ndryshimet e propozuara nga grupi i punës në ministri janë hapa të duhur në drejtimin e duhur, Historia e shefave të departamenteve dhe drejtuesve të spitaleve që i shërbejnë edhe sistemit publik dhe kanë në pronë apo janë në punë edhe në shërbimin privat, është një histori që e dimë mirë nga vjen.

 

Nga historia e kalimit nga një sistem shëndetësor i centralizuar i të shkuarës në një sistem shëndetësor ku hyri në mes kapitalizmi dhe nga mungesa e çdo baze për të ndërtuar një sistem autonomie spitalore që i garanton mjekëve profesionistë që të shpërblehen përtej tavaneve të pagave, por në bazë të performancës.

 

Grup menaxherësh të huaj për të asistuar nga afërt drejtuesit e spitaleve të kësaj qendre që të garantojmë hapjen e kapitullit të shumë pritur të autonomisë spitalore, që kjo qendër do duhet ta ketë dhe që kësaj qendre do duhet t’i japë fleksibilitetin për ti shpërblyer profesionistët sipas meritës.

 

Veprimtaria kriminale e atyre nuk e hedh dot poshtë përpjekjen tonë për ta shndërruar sistemin shëndetësor nga ngrehina e gjetur në një sistem shërbimesh funksionale. Përkundrazi kjo që ndodh në këto momente na bën edhe më të vetëdijshëm për gjërat që duhen bërë akoma", tha Rama. 

 

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi ndryshime në ligjin për Urdhrin e mjekut që rregullon veprimtarinë e bluzave të bardha. Në një takim me drejtuesit e shërbimeve në QSUT, pas skandalit te Onkologjiku, ministrja tha se mjekët që punojnë në klinika private s’do të mbajnë asnjë funksion në spitalet publike.

 

Ministrja Koçiu tha gjithashtu se do të ketë ndryshime edhe në masat disiplinore. Mjekët që dërgojnë pacientët në klinikat private do të dënohen me gjoba domethënëse dhe në rast përsëritjeje, do t’u ndalohet aktiviteti si për mjekun ashtu edhe për klinikën që zotëron apo punon për afate të caktuara.

 

Nëse mjeku shkel protokollet mjekësore rrezikon pezullimin e liçensës së ushtrimit të profesionit për një afat të caktuar. Kur bëhet fjalë për pasoja të rënda, rrezikon ndalimin e aktivitetit të mjekut për gjithë jetën./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat