Secondary Adv

Kriza nga euro, industria ul shitjet dhe te punesuarit, ne rritje te forte ndertimi

Sipas INSTAT, sektori i industrisë ka pasur një ecuri negative në tre muajt e parë të këtij viti.

 

Sektori i industrisë ka pasur një ecuri negative në tre muajt e parë të këtij viti, ndërkohë që kompanitë janë detyruar të rrisin pagat, sipas statistikave afatshkurtra të INSTAT, që janë treguesi më i hershëm i Prodhimit të Brendshëm Bruto.

 

Në kontrast ndërtimi ka vijuar me rritjen e fortë.

 

Industria në rënie

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Industri, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 3,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 3,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rënie 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Edhe Energjia elektrike me rënie

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Energji elektrike, Gaz, Avull, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 13,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 7,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 8,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë

 

Furnizimi me ujë, Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve:

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Furnizimi me ujë dhe Trajtimi e menaxhimi i mbetjeve, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 0,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Ndërtimi me zgjerim dy shifror

 

Indekset e treguesve në aktivitetin Ndërtim, në tremujorin e parë 2024, paraqiten si më poshtë:

* Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 9,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

* Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 20,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/kriza-nga-euro-industria-ul-shitjet-dhe-te-punesuarit-ne-tremujorin-e-pare-ne-rritje-te-forte-ndertimi/)


Më të lexuarat