Secondary Adv

Hungaria merr presidencen e BE, 6 muaj te veshtire per bllokun europian

Nga sot Presidenca e Bashkimit Europian është marrë në “dorë” nga Hungaria, me në krye kryeministrin kontrovers, Viktor Orban.

 

Ardhja e Hungarisë në krye të Presidencës së BE është shoqëruar me pikëpyetje, duke marrë parasysh se Orban, ka qëndrime kontradiktore me shumicën e vendeve anëtare të bllokut.

 

Ai nuk është dakord me sanksionet e BE ndaj Rusisë si dhe ka penguar miratimin e ndihmave ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Për më tepër, Hungaria është penalizuar nga vetë BE-ja, e cila ngriu 6 miliardë euro fonde, të destinuara për të.

 

Qeveria hungareze ka qartësuar se gjatë drejtimit 6-mujor të Presidencës së BE do të fokusohet në rritjen e konkurrencës, forcimi i politikës së mbrojtjes, zgjerimi dhe frenimi i migracionit të paligjshëm.

 

Ndër të tjera, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, i bërë që në fund të vitit 2022, pritet të mos shqyrtohet as gjatë presidencës hungareze.

 

Presidenca e BE-së është një prej organeve kryesore vendimmarrëse të bllokut, që përbëhet nga ministra të shteteve anëtare.

 

Hungaria pasoi Belgjikën, e cila ka pasur kryesimin e BE-së në gjashtë muajt e parë të vitit dhe nga 1 janari i viti të ardhshëm, ajo do t’i kalojë këtë rol Polonisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat