Secondary Adv

Inflacioni ne Eurozone ulet ne 2.5 per qind

Inflacioni i Eurozonës u ngadalësua në 2.5% në qershor, por politikëbërësit do të mbeten të shqetësuar nga rritjet e forta të çmimeve të shërbimeve.

 

Shifra për vitin deri në qershor, shënoi një ngadalësim nga 2.6 për qind në muajin e kaluar. Ishte në përputhje me parashikimin e ekonomistëve prej 2.5 për qind.

 

Ngadalësimi i rritjes së çmimeve në 20 vendet e Eurozonës, do të ofrojë një lehtësim për Bankën Qendrore Europiane (BQE), e cila muajin e kaluar filloi të ulë normat e interesit në pritje, që inflacioni të arrijë objektivin prej 2 për qind, deri në vitin e ardhshëm.

 

Por, përcaktuesit e normave do të jenë ende të shqetësuar për rritjet e vazhdueshme të çmimeve në sektorin e shërbimeve, të cilat u rritën me 4.1 për qind në vit, duke përputhur me nivelin më të lartë në 7 muaj të arritur në maj, sipas të dhënave të publikuara nga zyra e statistikave të BE, Eurostat.

 

Eurostat tha se inflacioni i energjisë u ngadalësua nga 0.3 për qind në maj, në 0.2 për qind në qershor. Inflacioni i ushqimeve, alkoolit dhe duhanit ka qenë i qëndrueshëm në nivelin 2.6 për qind.

 

Inflacioni bazë, i cili përjashton energjinë dhe ushqimin, për të ofruar një pamje më të mirë të presioneve themelore të çmimeve, mbeti i pandryshuar në 2.9 për qind.

 

“Tregu i fortë i punës do të thotë, që ne mund të marrim kohë për të mbledhur informacione të reja, por duhet të jemi gjithashtu të vetëdijshëm për faktin se perspektiva e rritjes mbetet e pasigurt”, tha Presidentja e BQE-së, Christine Lagarde.

 

Papunësia në Eurozonë mbeti në nivelin më të ulët rekord prej 6.4 për qind në maj, sipas të dhënave të veçanta të publikuara nga Eurostat. Numri i të papunëve në bllok u rrit me 38,000, në 11.1 milionë.

 

Burimi: Financial Times/Monitor https://www.monitor.al/inflacioni-ne-eurozone-ulet-ne-2-5/


Më të lexuarat