Secondary Adv

TIA nder aeroportet kryesore te Ballkanit, 65 per qind me shume pasagjere ne 6 mujor

Numri i turistëve që vizitojnë vendin tonë është në rritje. 

 

Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi 1 milionë pasagjerë.

 

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, është shprehur se 65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar.

 

Kryeministri vuri në dukje se flukset në rritje të vizitorëve të huja që vijnë në vendin tonë e kanë kthyer aeroportin e Rinasit, ndër më kryesorët në Ballkan.

 

Reagimi:

 

Mirë se erdhët në Shqipëri;

 

Qershori i këtij viti ka thyer rekordin me mbi milionë pasagjerë, duke e çuar në 4,8 milionë shifrën e përgjithshme të udhëtarëve në Tirana International Airport

 

65% më shumë pasagjerë të përpunuar në gjashtë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me vitin e kaluar, që e kthejnë aeroportin tonë ndër më kryesorët në Ballkan për flukset e udhëtimeve duke i lehtësuar edhe më tej aksesin turistëve që duan të shijojnë Shqipërinë.

 

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mirëpriti 40 % më shumë pasagjerë, duke arritur një shifër prej 7 257 574 pasagjerësh në 2023-shin. Ndërsa këtë vit, numri i pasagjerëve pritet të shkojë 8.4 milionë./Burimi:abcnews.al


Më të lexuarat