Secondary Adv

Investimet energjetike ne bregdet, tender 473 mln leke per linjen e re 35 kV ne Vlore

Me një fond limit prej 473 mln lekë Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka hapur tenderin për ndërtimin e linjës së re 35 kV.

 

Kjo linjë do të lidhë nënstacionin Kafaraj dhe nënstacionin Hoxharë e Re, në Rajonin e Vlorës. 

 

Sipas dokumenteve të tenderit, linja e re me dy qarqe do ketë parametra dhe standarde edhe për linje 110kV nëse në një perspektivë do të jetë e nevojshme rritja e nivelit të tensionit.

 

Hapja e këtij tenderi vjen pas atij të pak javëve më parë, për ndërtimin e një nënstacioni të ri elektrik në zonën e Akërnisë, si dhe zhvillimin e linjës 35 kV Akërni – Aeroporti i Vlorës.

 

Ky tender kishte një fond limit prej 427 mln lekësh, ndërsa në dokumentete shqëoruese specifikohej se aryseja e ndërtimit ishte siguria e furnizimit me energjie elektrike e aeroportit të Vlorës, që parashikohet të nisë funksionimin vitin që vjen.

 

Në dokumentet e tenderit, OSSH specifikonte se procedura prokuruese është hapur pas vlerësimit të gjendjes aktuale te rrjetit të tensionit të mesëm 35kV në zonën bregdetare që furnizon nëntacionet midis rajonit Akërni – Aeroport – Vlorë,

 

sidomos në nënstacionin Kafaraj dhe problematikat me furnizimin me energji elektrike në periudhat e ngarkuara të stinës së verës. 

 

Ndërkohë që, paralelisht me aeroportin synohet rritja e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të abonentëve familjarë dhe bizneseve të zonës turistike bregdetare./Burimi: SCAN


Më të lexuarat