Secondary Adv

Nafta tregtohet me cmimin me te larte ne dy muaj

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent është rritur rreth 10 dollarë për fuçi, që nga fillimi i qershorit.

 

Nafta po tregtohet në nivelin më të lartë të dy muajve, teksa rafineritë po përgatiten për sezonin veror të përdorimit të automjeteve dhe tregtarët shqetësohen për tensionet e reja në Lindjen e Mesme.

 

Indeksi i naftës së papërpunuar Brent, arriti deri në 86.83 dollarë, duke fituar rreth 10 dollarë për fuçi, që nga fillimi i qershorit.

 

Ekuivalenti amerikan, West Texas Intermediate, avancoi mbi 83 dollarë përpara se të ulej.

 

Përpara të dhënave më të fundit mbi rezervat e papërpunuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA, analistët në Energy Aspects thanë se prisnin, që rafineritë të tërheqin më shumë se 2 milionë fuçi në ditë nga inventarët në tremujorin e tretë, në mënyrë që të nxisin prodhimin.

 

Kjo do të ndryshonte më shumë se akumulimin e stoqeve në gjysmën e parë të vitit.

 

Kërkesa në SHBA për benzinë ​​pritet të rritet fuqishëm gjatë verës, me Shoqatën Amerikane të Automobilave që parashikon, që udhëtimet gjatë periudhës së pushimeve do të jenë 5.2 për qind më të larta se vitin e kaluar, dhe udhëtimet me makinë do të rriten 4.8 për qind.

 

Furnizimet me naftë janë shtrënguar gjithashtu. “Tashmë në qershor, eksportet e OPEC+ janë dukshëm më të ulëta, të udhëhequra nga vendet e Gjirit dhe Iraku, pjesërisht për shkak të djegies së naftës së papërpunuar gjatë verës,

 

në mes të valëve të vazhdueshme të të nxehtit në Lindjen e Mesme,” tha Energy Aspects, duke iu referuar kërkesës më të lartë për energji, për shkak të përdorimit më të madh të ajrit të kondicionuar.

 

Çmimi i naftës ra ndjeshëm në fillim të qershorit, pasi anëtarët e Opec+ thanë se do të përpiqeshin gradualisht të rifusnin 2.2 milionë fuçi prodhim të reduktuar, përsëri në treg, duke filluar nga shtatori.

 

Pas shitjeve të mëdha, karteli i naftës publikoi një video më 5 qershor të një konference me analistët, në të cilën Princi Abdulaziz bin Salman, ministri i naftës i Arabisë Saudite, dha garanci se anëtarët do të rrisnin prodhimin vetëm në varësi të kushteve të tregut.

 

Që atëherë, çmimi i naftës është rritur në mënyrë të vazhdueshme, me naftën bruto Brent, që u rrit nga niveli më i ulët prej 76.76 dollarë për fuçi më 4 qershor.

 

Faktorë të tjerë, që ndikojnë në rritjen e çmimeve, përfshijnë shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm në konfliktin midis Izraelit dhe liderit të Libanit, Hezbollah.

 

Në tregun e opsioneve, tregtarët kanë ngritur pritshmëritë për rritjen e mëtejshme të naftës, nëse ajo kalon kufirin e 90 dollarëve për fuçi.

 

Megjithatë, frika se uragani Beryl do të pengonte prodhimin në Gjirin e Meksikës përpara festës së 4 korrikut në SHBA, është ulur.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/nafta-tregtohet-me-cmimin-me-te-larte-ne-dy-muaj/)


Më të lexuarat