Furnizimi me energji i Aeroportit te Vlores, OSHEE do ndertoje nenstacion te ri
OSHEE Group synon të ndërtojë një nënstacion të ri energjie në Jug që do të shërbejë si një burim alternativ energjie për furnizimin e Aeroportit të Vlorës por jo vetëm.
Per kete në një vlerësim të ndikimit në mjedis sa i takon projektit në fjalë kompania publike nenvizon se investimi që rrit sigurinë e furnizimit në një rajon që ka edhe fluks turistik do të mundësojë ofrimin e parametrave teknikë dhe standardeve të nevojshme për zonën.
“Duke parë gjendjen aktuale të rrjetit TM(tension i mesëm) 35kV në zonën bregdetare që furnizon N.Stacionet midis Rajonit Fier – Vlorë dhe problematikat me furnizimin me energji elektrike në periudhat e ngarkuara të stinës së verës,
sidomos në Nënstacionin Kafaraj i cili është nyja kryesore e furnizimit të këtyre Nënstacioneve si ai i Mifolit, Hoxharës lidhja në unazë me linjën 35kv
Nënstacioni Povelçë-TEC220 kv Fier dhe nga domosdoshmëria që lind për sigurinë e furnizimit të Aeroportit të ri Akërni-Vlorë nga dy burime të pavarura është menduar ndërtimi i një Nënstacioni të ri 110/35/20 kv x × 2025MVA, faza e parë e realizimit të projektit,
në mënyrë që duke u lidhur në linjën 110KM Fier 220KM TEC – N Stacioni Vlora 1, mund të furnizojë dhe të sigurojë me energji elektrike me standard dhe parametra teknikë gjithë zonën bregdetare të mësipërme.
N.Stacioni i ri është menduar të ndërtohet në zonën afër fshatit Akërni, Bashkia Vlorë, për shkak të pozicionit gjeografik ku ndodhet edhe afër linjës 110kV edhe Aeroportit të ri” thuhet në dokument. Më herët OSSH prokuroi ndërtimin e linjës së re 35 kilovolt të furnizimit me energji të Aeroportit.
Aeroporti i Vlorës
Pak ditë më parë Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë inspektimit të punimeve në Aeroportin e Vlorës tha se deri më tani janë realizuar më shumë se 40% e punimeve fizike.
Aeroporti pritet që të përfundojë brenda 31 dhjetorit 2024 ndërkohë që do të ketë fazat e tij të testimit. Aeroporti ndërkombëtar i Vlorës do të jetë i kategorisë 4E, me një pistë me gjatësi prej 3.2 kilometrash duke mundësuar edhe fluturimet transoqeanike.
Në fillim të vitit 2021 qeveria shpalli fituesin për koncesionin e Aeroportit të Vlorës me një ofertë investimi 103 milionë euro ku bënin pjesë dy kompani Mabco Constructions SA e investitorit Behgjet Pacolli dhe ortaku turk YDA Insaat Sanayi ve Ticaret.
Në dhjetor të 2022-it Mabco mori kontrollin e plotë të aksioneve. Qeveria ka aplikuar për këtë projekt garantimin e trafikut të munguar. Në total të ardhurat e garantuara duhet te jenë rreth 138 milionë euro.
Kontrata parashikon që aeroporti të përfundojë në vitin 2024 dhe të nisë operimin në vitin 2025./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/furnizimi-me-energji-i-aeroportit-te-vlores-oshee-nenstacion-te-ri-si-burim-alternativ/