Secondary Adv

Lidhet kontrata 3.3 mln euro per sistemin e-Leje, bashkohen ato te ndertimit me mjedisoret

Sistemi i Lejeve te ndërtimit së bashku me sistemin e  Lejeve (lejet mjedisore) do të jenë në një sistem unik.

 

Sistemi e-Leje që mundëson aplikimin online prej vitit 2016 do t’i nënshtrohet ndryshimeve në funksion të përmirësimit duke bashkuar në një të vetëm lejet e ndërtimit dhe ato mjedisore.

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë se Informacionit njoftoi se tashmë është lidhur kontrata me operatorin fitues të procedurës që parashikohet të kryejë ndërhyrjet e nevojshme në sistem për ta përshtatur atë me kërkesat e reja.

 

Institucionet argumentuan në dokumente se sa i takon bashkimit në një sistem kjo vjen natyrshëm duke qenë se shërbimet kanë varësi nga njëri-tjetri për procese të caktuara dhe për të shkurtuar kohën e pritjes së aplikantit.

 

“Është menduar bashkimi i dy sistemeve në një të vetëm (Sistemi i lejeve te ndërtimit dhe lejeve mjedisore).

 

Aktualisht bëhen deri ne 4 aplikime të ndryshme, të cilat aplikanti i ngarkon ne 4 shërbime të ndryshme dokumentacion, ndërsa me përmirësimin do të mund të bëje një aplikim për të gjitha llojet e lejeve që duhet të marri”, thuhet në dokumente.

 

Pra, sistemi i Lejeve te ndërtimit së bashku me sistemin e  Lejeve (lejet mjedisore) do të jenë në një sistem unik në të cilin aplikantët do te kenë mundësi te aplikojnë vetëm ne një shërbime për lejet e nevojshme.

 

Por cilat janë në fakt kushtet që duhet të plotësohen nga sistemi i ri. Sipas dokumenteve ky sistem duhet të përshtatet me të gjithë shfletues-at ueb.

 

Po kështu të jetë i shkallëzueshëm (scalable) dhe të ketë mundësi përditësimi (upgradeable) me rritjen e numrit të përdoruesve ose ndryshimit të përmbajtjes.

 

Të përballojë numër të lartë përdoruesish njëherësh si dhe të ketë qëndrueshmëri të ndërfaqes së përdorueseve edhe kur ka shumë përdorues njëkohësisht.

 

“Duke qenë se sistemi do të lexojë dhe do të ekspozojë një pjesë të të dhënave në Platformën Qeveritare të Ndërveprimit duhen pasur parasysh kërkesat teknike të kësaj platforme.

 

Duhet të ndërtohet në mënyrë të tillë që të mund të shtohen fusha të tjera në të ardhmen dhe të jenë të personalizueshëm në varësi të të dhënave referencë dhe procedurave të aprovimit Lejeve të ndërtimit dhe zhvillimit.

 

Duhet të jetë i ndarë për përdoruesit të cilët do të punojnë me këtë sistem sipas roleve dhe funksioneve që ata do të kenë” thuhet në dokument. Po kështu duhet të ruajë gjurmët e veprimtarisë në sistem për çdo veprim nga çdo përdorues.

 

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/lidhet-kontrata-3-3-mln-euro-per-sistemin-e-leje-bashkohen-ato-te-ndertimit-me-mjedisoret9/)


Më të lexuarat