KQZ merr vendimin: Mandati i Fredi Belerit i pavlefshem
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i heq Fredi Belerit mandatin e kryetarit të Bashkisë të cilin nuk e ushtroi asnjë ditë.
I arrestuar 2 ditë para zgjedheve të 14 majit 2023, pasi u kap duke blerë vota, Fredi Beleri ishte dënuar edhe nga Apeli i GJKKO-së me 2 vite burg duke u shpallur fajtor për korrupsion zgjedhor.
Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë, Fredi Beleri dhe e shpallim të pavlefshëm këtë mandat' tha Celibashi, kreu i KQZ-së.
“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim.
Tashmë Himara pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.
Paraditen e sotme ai u shoqërua nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuante dënimin drejt KQZ.
Report Tv siguroi pamjet ekskluzive të momentit të mbërritjes së tij në KQZ. I pranishëm është edhe kreu i PBDNj-së Vangjel Dule.
Fredi Beleri ka 30 ditë afat për të ankimuar vendimin e KQZ-së./Burimi: Shqiptarja.com