Secondary Adv

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Presidenti Begaj dekreton 4 gushtin per zgjedhjet ne Himare

Pasi KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar 4 gushtin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës.

 

Begaj u takua për 1 orë me Celibashin në Presidencë. 

 

Duket se ‘odiseja’ e kryetarit në Himarë po merr fund dhe bashkia do të mbajë zgjedhjet e reja. Brenda së njëjtës ditë kur Belerit iu hoq mandati si kryetar, Presidenti Bajram Begaj shpalli 4 gushtin 2024 si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e ri.

 

Siç e parashikon Kodi Zgjedhor, jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës, Presidenti dekretoi datën për zgjedhjet.

 

Para firmosjes së dekretit, gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku mësoi përmes burimeve se presidenti Begaj thirri në takim kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.

 

Në këtë takim që ka zgjatur rreth 1 orë, Begaj dhe Celibashi kanë diskutuar lidhur me kapacitetet dhe gatishmërinë e KQZ për zhvillimin e zgjedhjeve.

 

"Presidenti Bajram Begaj thirri në konsultë Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor.

 

Pas kësaj konsulte, Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore

 

dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore", njofton Presidenca. 

 

Pavarësisht arrestimit të tij më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve, Fredi Beleri kandiati i Sali Berishës, nën siglën e Koalicionit “Bashkë fItojmë”, u zgjodh me shumicë votash nga qytetarët e Himarës.

 

Nga burgu, kërkesat e tij të vazhdueshme për tu betuar si kryetar i zgjedhur u refuzuan,  dhe Himara u drejtua deri në 23 mars të 2024-s nga rivali I tij në zgjedhje dhe kryetari në detyrë Jorgo Goro, kohë kur u arrestua me urdhër të SPAK për tjetërsim pronash në Himarë.

 

Himara bëhet kështu e para bashki me dy kryetar në burg. Fredi Belerin që nuk e ushtroi për asnjë ditë mandatin e tij, dhe ish-kryetarin për 3 mandate./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat