Secondary Adv

Mirembajtja e rrugeve, ankimohen pak dite pas hapjes 8 tendera

Në javën e fundit të qershorit, ARRSH hapi në seri një numër të konsiderueshëm procedurash të lidhura me mirëmbajtjen e akseve rrugore në vend, sipas modelit të performancës.

 

Duket se që në këtë fazë të hershme, operatorët ekonomikë kanë pasur rezerva për procedurat, duke bërë që të paktën 8 lote, kryesisht të lidhura me rajonin Qendër Lindje Korçë të ankohen, ku fondi limit i gjithë procedurave të ankimuara llogaritet nën pak më shumë se 1.2 miliardë lekë, apo 12 milionë euro.  

 

Por cilat janë në fakt sipas ankimimeve të paraqitura në Komisionin e Prokurimit Publik procedurat për të cilat një operator ekonomik ka kërkuar rishikim të dokumenteve të tenderit? Sipas renditjes në KPP pretendime ka për: 

 

 Loti 1: Mirëmbajtje me performancë: Librazhd – Fushe Studë – Borovë – Sebisht (35.5) + Urake – Golik, (8.6). L= 44.1 km. 

 

Loti 2: Mirëmbajtje me performancë Gramsh – Molle Grabovë (kufi Korçë) (23.7) + Gramsh – K/Drizë (6.9) + K/Drizë – Banje (8.7) + K/Drizë – Kaçivel (Elbasan) (6.6) + Drize – Poroçan (Kanioni i Holtes) (8.7). L = 54.6 km. 

 

Loti 3: Mirëmbajtje me performancë: Korçë – Ersekë (Rruga e re) (34.2), dhe Deg. Q. e Qarit – Ersekë (Rruga e vjetër) (25.1), L = 55.9 km. 

 

Loti 4: Mirëmbajtje me performancë: Unazë – Ersekë (2.1) + Ersekë – Leskovik (42.8) + Rr. Leskovik – Tre Urat (Doganë) (13.7), L = 58.7 km.

 

Loti 5: Mirëmbajtje me performancë: Libonik – Lozhan – Molla Grabovë (kufi Gramsh), L = 53.1 km |   

 

Loti 6: Mirembajtje me performancë: rruga K/Zemblak – Goricë – Doganë (32.1), + Bilisht – Miras (15.4), L = 47.5 km 

 

Loti 7: Mirëmbajtje me performancë: Korçë – Voskopojë (18.23) + Libonik – Rëmbec – Plasë (12.2), L = 30.4 km 

 

Loti 8: Mirëmbajtje me performancë: rruga K/Podgorie (Lapidari) – Kryqëzim Liqenas, (19.6) + K/Boboshticë – Dardhë (13.6), L = 33.2 km 

 

Mirëmbajtja në bazë të performancës parashikohet të mbulojë këto akse sipas procedurave të shpallura për të paktën 48 muaj apo për 4 vjet.

 

Mirëmbajtja sipas kësaj forme u asistua nga Banka Botërore për disa vite me një projekt që e ndante vendin në disa rajone diçka që më pas po vazhdohet nga qeveria me kontrata të reja afatgjatë.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/mirembajtja-e-rrugeve-ankimohen-pak-dite-pas-hapjes-8-tendera-me-fond-limit-12-mln-euro/


Më të lexuarat