Secondary Adv

Hapet tenderi, 9.7 milione leke per te monitoruar ambulancat me GPS

Në APP është publikuar tenderi për monitorimin e ambulancave përmes shërbimit të GPS, por çfarë parashikojnë kriteret dhe cili është fondi limit?

 

Referuar Dokumenteve Standarde të Tenderit, fondi limit është 9.7 milionë lekë pa TVSH ndërsa çmimi për njësi për një GPS në muaj është 2.120 lekë.

 

Sipas kritereve softëare i GPS, duhet të këtë një mbulim të saktë të hartës së Shqipërisë, emërtim të saktë të rrugëve, informacion mbi historikun e lëvizjes, raporte të detajuara mbi çdo aktivitet.

 

Ndërkohë, kërkohet që duhet të ketë alarm për mosprezencë, për qëndrim të gjatë në një vend të caktuar, hyrje/dalje në vendin e punës.

 

Gjithashtu, duhen dhe alarme në kohë reale me nëse mjeti leviz mbi shpejtësinë e lejuar, qëndron për një kohë të gjatë me motor ndezur pa lëvizur, devijon nga rruga e paracaktuar, hyne dhe del pas orarit te lejuar nga zonat e parkimit, shkëputjes së pajisjes GPS nga mjeti.

 

Raporte apo çdo informacion tjetër i nevojshëm do të jetë i aksesushëm në kohë reale përvec senga Qëndra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore dhe nga çdo Autoritet Kontraktor.

 

Sipas të njëjta të dhëmave, për operatorët të cilët do të aplikojnë në garë për këtë tender, përvoja e mëparshme është një element i domosdoshëm që garanton autoritetin kontraktor se operatorët ekonomikë mbi bazën e vlerës së kontratave të ngjashme zotërojnë kapacitete për të zbatuar kontratën me sukses sipas një standarti të përshtatshëm cilësie./Burimi: SCAN


Më të lexuarat