Secondary Adv

MIE: Pagesa per Thumane-Kashar nis zyrtarisht ne ditet ne vazhdim, 2.1 euro per mjet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim.

 

Publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

 

Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit.

 

Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

 

“Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës” shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

 

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijon më tej njoftimi,  kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse./Burimi: Scan


Më të lexuarat