Secondary Adv

Koncesioni i rruges se Kombit, se shpejti shpallet fituesi

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, mori  pjesë në prezantimin final të Strategjisë Kombëtare të Transportit, nga ku e vlerësoi si një moment shumë të rëndësishëm në politikbërjen në fushën e transportit, e cila sipas ministrit do të pajisë këtë Ministri me një dokument reference në politikat për zhvillimin e infrastrukturës dhe për dhënien e shërbimeve cilësore të transportit.

 

Qëllimi vijoi Haxhinasto, është që edhe ky sektor i rëndësishëm për ekonominë dhe për zhvillimin e vendit të integrohet me ritme më të shpejta në Bashkimin Evropian. E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe Ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, zonja Romana Vlahutin.Duke folur për Procesin e Berlinit, ministri Haxhinasto e cilësoi këtë Strategji në përputhje me qëllimet e këtij procesi dhe u ndal tek Samiti i 4 Korrikut në Paris, ku u arritën edhe produkte konkrete për sa i takon infrastrukturës hekurudhore në vendin tonë, në miratimin e projektit të rëndësishëm të rehabilitimit të infrastrukturës hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës. Në këtë Samit, Bashkimi Evropian miratoi grantin prej 35 ml eurosh, si pjesë e zbatimit të projektit prej 82 ml euro, që do të sjellë një situatë krejtësisht tjetër në lidhjen e zemrës ekonomike dhe administrative të vendit, që është zona Tiranë-Durrës.


Gjatë intervistës së dhënë për mediat, Haxhinasto foli edhe për Rrugën e Kombit, i cili tha se përzgjedhja e ofertës fituese do të duhet të mbrojë interesin publik. Ministri theksoi se tashmë po vlerësohen detajet e fundit dhe më pas do shpallet fituesi. “Jemi brenda afati 60 ditor të vlerësimit të ofertës. Siç mund ta kuptoni edhe ju vet, ky është një proces tenderimi shumë kompleks, shumë i rëndësishëm, me shumë përgjegjësi. Na duhet të sigurohemi që ofertat janë solide në tërësinë e tyre, në aspektin ligjor, teknik, ekonomik, që ky koncesion të mos jetë pengesë, por përkundrazi të jetë mënyra më optimale për ta vendosur në qëndrueshmëri këtë rrugë”, tha ai.


Në lidhje me aeroporti i Kukësit u shpreh se ka një potencial të madh për t’u realizuar. “Sigurisht që ka nevojë për ndërhyrjet për ta optimizuar në shërbimin që kryen. Jemi duke administruar edhe interesa private, koncesionarë të ndryshëm.Ndërsa ndërtimi i rrugës së Arbrit vijon të mbetet një çështje komplekse pasi kompania kineze ka kërkuar fond shtesë dhe për qeverinë kostoja konsiderohet e lartë. Ka pasur interes për këtë projekt edhe nga kompani shqiptare.


Më të lexuarat